Si gjithmone, syte e te gjitheve ishin ne tapetin e kuq te Oscar-ve, per te pare paraden e artisteve dhe komentet per veshjet e tyre.
Edhe pse jo te gjitha keto artiste moren nje cmim Oscar, kur erdhi ceshtja tek veshja, te gjitha dolen fituese.
Aktorja protagoniste e “I, Tonya” Margot Robbie, 27 vjec, i la te gjithe me goje hapur me fustanin e saj te fildishte nga Chanel. Nje fustan qe i shkon nje mbremjeje te tille dhe Margot dukej si nje princeshe e vertete.
Nderkohe qe Gal Gadot, 32 vjec, kishte veshur nje fustan ne ngjyre argjendi nga Givenchy, i cili e bente te ngjante me nje zog. Gruaja Mrekulli e kishte kompletuar pamjen e saj me sandale te argjendta dhe nje varese me diamante.
Jennifer Lawrence, 27 vjec, i magjepsi te gjithe me fustanin e saj te florinjte nga Dior dress, kepuce me taka nga Roger Vivier dhe bizhuteri nga Niwaka. Aktorja e “The Red Sparrow” i kishte leshuar floket e verdhe duke i stiluar me onde te lehta sirene.
Jennifer Garner, 45 vjec, ishte nje bukuri e vertete me fustanin blu nga Atelier Versace , kepuce Versace dhe bizhuteri Piaget.
Allison Janney, 58 vjec, fituese e cmimit Oscar te ketij viti si aktoja me e mire ne rol dytesor ne filmin “I, Tonya” kishte zgjedhur nje fustan te gjate te kuq nga Reem Acra.
Ashley Judd, 49 vjec dhe Mira Sorvino, 50 vjec, ishin gjithashtu dy nga personazhet e veshura me bukur kete vit.
Zoey Deutch, 23 vjec, kishte zgjedhur nje fustan me dantella, ne tonet e lejlase, nga Elie Saab Haute Couture.
Helen Mirren, 72 vjec, kishte veshur nje fustan te thjeshte blu kobalti kombinuar me bizhuteri safiri.
Jane Fonda, 80 vjec vazhdon te mahnise me pamjen e saj. Ajo zgjodhi nje fustan te bardhe, kombinuar me te gjitha te bardha.
Meryl Streep, 68 vjec, kishte zgjedhur nje fustan te kuq te lehte dhe nje rrip.
Gina Rodriguez, shkelqente me fustanin nga Zuhair Murad.
Octavia Spencer, kishte veshur nje fustan ngjyre smeraldi nga Brandon Maxwell, nje kulete nga Tyler Ellis vethe xixellues nga Lorraine Schwartz.
Zendaya me nje fustan ngjyre cokollate me nje menge nga Giambattista Valli Haute Couture dhe bizhuteri Bulgari.
Molly Sims me nje fustan nga Naeem Khan.
Sandra Bullock me nje fustan mbremje nga Louis Vuitton.
Saoirse Ronan me fustan roze nga Calvin Klein dhe kepuce Christian Louboutin.
Allison Williams me fustan Armani Privé Couture dhe kepuce Brian Atwood.
Laura Dern me fustan nga Calvin Klein by Appointment.
Betty Gabriel me nje fustan Tony Ward Couture.
Leslie Bibb me fustan mbremjeje nga J. Mendel.
Taraji P. Henson me nje fustan nga Vera Wang.
Cila ju pelqeu me shume? Na komentoni veshjen tuaj te preferuar.