Keto shenja tregojne se nje nishan eshte kthyer ne melanome malinje

Keto jane shenjat qe tregojne se nje nishan eshte kthyer ne melanome malinje

Çdo ndryshim në madhësi, formë, ngjyrë, lartësi, ose në një tjetër tipar, apo ndonjë simptomë të re të tille si gjakderdhje, kruajtje ose krijimi i nje koreje – tregojnë rrezik. Ne keto raste keshillohet te shkoni menjehere tek mjeku onkolog.

https://www.facebook.com/SpitaliAmavita1/photos/a.10152000591898540.1073741825.89024868539/10152038698988540/?type=3&theater

Mungesa e simetrisë

Melanomat e hershme nuk janë simetrike. Nishanet e zakonshme janë të rrumbullakta dhe simetrike.

Skajet e çrregullta

Skajet e melanomave të hershme shpesh janë të çrregullta dhe mund të kenë dhëmbëzime. Nishanet e zakonshme kanë buzë të lëmuara dhe më të rregullta.

Si te ekzaminoni veten tuaj per melanoma

Larmia e ngjyrës

Nuanca të ndryshme të ngjyrës kafe, të kuqërremtë dhe të zezë janë shpesh shenjat e para të melanomës. Ndërkohë që melanoma përparon mund të shfaqet e kuqja, e bardha dhe bluja. Nishanet normale janë vetëm ngjyrë kafe.

Diametri

Melanomat e hershme në përgjithësi bëhen më të mëdha se nishanet e zakonshme dhe kanë një diametër më të madh se 6 milimetra.

Lexoni: Si te mbrohemi nga melanoma gjate stines se veres

Ndryshime te dukshme

Cdo ndryshim ne madhesi, forme apo ngjyre eshte nje shenje qe duhet t’ju beje te caktoni menjehere nje takim me mjekun. Dermatologu apo onkologu jane dy specialistet qe mund te percaktojne me mire diagnozen.

femra-moderne.com