Keto ushqime rrisin shanset tuaja per te mbetur shtatzene

Keto ushqime rrisin shanset tuaja per te mbetur shtatzene

Gratë që ndjekin një dietë mesdhetare të pasur me perime, vajra bimore, peshk dhe fasule, kanë më shumë gjasa të rrisin shanset e tyre për të mbetur shtatzënë. Kjo sipas dietologëve në Sistemin Shëndetësor të Universitetit Loyola.

Seleni është një mineral që, në doza të vogla, ka një ndikim shumë të rëndësishëm tek shëndeti. Ai është lidhur gjithmonë me fertilitetin, ndërsa kohët e fundit është zbuluar se seleni është një lëndë ushqyese shumë e rëndësishme për të luftuar kancerin.

Një mënyrë e mirë për t’u siguruar që mos ta teproni me selenin është që ta merrni direkt nga ushqimet. Seleni është lidhur gjithmonë me pjellorinë, duke qenë se është një nga lëndët ushqyese më të mira që i ndihmon femrat të ngelen shtatzënë.

Ja cilat ushqime permbajne selen

Fruta të thata

Frutat e thata janë burimet më të mira të selenit, ku në një racion gjenden 544 mcg selen. Lexoni ketu per llojet e ndryshme te arrave dhe perfitimet qe marrim prej tyre.

Peshk

Me 95 mcg selen për racion (84 gramë), peshku ton renditet në  vend të dytë si burimi i mirë për selenin. Produkte të tjera deti të pasura me selen janë edhe sardelja (45 mcg), e karkaleci i detit (40 mcg). Zbuloni ketu se cfare te mirash i fal peshku shendetit tone.

Mish viçi, derri dhe pule

Ashtu si peshku, edhe mishi është i pasur me selen. Proshuta  e derrit përmban 42 mcg selen për racion, mishi i viçit ka 33 mcg, gjeli i detit ka 31 mcg, ndërsa pula ka 22 mcg.

Gjizë

Ky produkt i qumështit nuk ka vetëm 20 mcg selen, por edhe 103 mcg kalcium për një vakt me 4 racione. Vetëm siguroheni që gjiza të jetë e freskët. Mesoni ketu si te beni vete gjize ne shtepite tuaja.

Drithërat

Orizi, tërshëra, madje edhe kornefleiks përmbajnë selen. Orizi dhe bollguri janë një ndër burimet më të mira të kësaj lënde ushqyese, shkruan Shendeti.com.

femra-moderne.com