Kimë me veze

Si te pergatisim kimë me veze, nje recete e vjeter qe shpesh harrojme ta gatuajme

Përbëresit:

  • 400 gr mish te grire;
  • 2 qepe mesatare;
  • 2 speca;
  • 50 gr gjalpë;
  • 1 gotë qumësht;
  • 4 kokrra domate;
  • 4 veze;
  • 2-3 feta buke të thekur dhe e grire;
  • 2 luge kaçkavall i grirë;
  • 1 tufe majdanoz;
  • 1 tufe kopër;
  • kripë; pipër

Gatimi:

  • Pritni qepët dhe specat imët dhe skuqini në gjalpë.
  • Shtoni mishin e grirë, kriposeni dhe piperoseni.
  • Qëroni domatet nga lekura, grijini dhe shtojini mbi përbërësit e tjerë.
  • Lërini të gatuhen për 5 minuta.
  • Shtoni koprën dhe majdanozin të grira.
  • Hidhini pak ujë që të ziejë mishi për 20 minuta.
  • Hiqeni nga zjarri dhe lereni të ftohet pak. Shtoni gotën e qumështit dhe trazojeni.
  • Shtrojeni kimën në një tave.
  • Hapni nga një gropë ku të hidhni vezët, pastaj jepini shije me pak kripë e piper.
  • Shtoni bukën e grirë dhe kaçkavallin.
  • Futeni taven në furrën e parangrohur në 200 gradë dhe gatuajeni për rreth 15 minuta.

femra-moderne.com