Kjo eshte arsyeja e vertete pse meshkujt tradhtojne
Te te tradhtojne eshte nje nga eksperiencat me te dhimbshme dhe shkaterruese qe dikush mund te provoje. Ndihesh e mashtruar, besimi yt tek te tjeret eshte shkaterruar, edhe vete-besimi yt rrenohet… Dhe ti qe nuk rresht se pyeturi veten se cfare gabimi ke bere dhe cfare shenjash nuk ke dalluar.
E vetmja gje qe duhet kuptuar, kur ju tradhton burri qe konsideroni te jete mashkulli i jetes tuaj, eshte se kjo s’ka te beje fare me ju.
Tradhtia eshte rezultat i problemeve te tij te brendshme.
Dhe nese do e kuptonit disi psikologjine mashkullore, do kuptonit edhe arsyet qe i bejne ata te tradhtojne. Tradhtia nuk ka justifikim, po, por ka nje arsye. Dhe te dish arsyen mund te jete qetesuese nga ana psikologjike (ne nje fare menyre).
Ka shume arsye pse meshkujt tradhtojne, por arsyeja e vertete eshte kjo:
Burrat nuk tradhtojne sepse jane llum apo te poshter. Nuk eshte sepse s’e kontrollojne dot veten dhe ne te shumten e rasteve nuk tradhtojne sepse s’ju deshirojne me. Zakonisht burrat tundohen te tradhtojne kur nuk ndihen me “fitimtare” ne marredhenien e tyre. Kjo nuk eshte e vertete per te gjithe burrat, por per shumicen e tyre. Nuk po flasim per meshkuj narcize apo sociopate, apo burra me probleme te renda me ruajtjen e lidhjeve.
Nxitja thelbesore e nje burri ne kete bote eshte te ndihet fitimtar. Ai ka nevoje te ndihet “pushtues”, te ndihet qe eshte i rendesishem, sikur ai ka nje ndikim te forte ne kete bote, sikur po permbush misionin e tij ne jete. Nderkohe qe grate jane me shume te nxitura nga deshira per te krijuar lidhje dhe per te ndertuar marredhenie nderpersonale.
Dallimi mes tradhtise se grave nga tradhtia e burrave
Kur nje grua tradhton, kjo ndodh sepse nevojat e saj emocionale nuk jane me duke u permbushur. Mbase ajo nuk ndien qe partneri e shikon, kujdeset per te dhe e kupton. Por kur nje burre tradhton, ne shumicen e rasteve eshte sepse ai ndihet nje deshtak ne kete marredhenie. Ndien se po e zhgenjen ne menyre te vazhdueshme partneren dhe asgje qe ai ben, nuk eshte mire mjaftueshem.
Ai mund te ndihet i padeshiruar seksualisht, sikur ajo nuk e vlereson, sikur ajo eshte e zhgenjyer nga ai, sikur ai nuk i ben me pershtypje. Nese keto ndjenja i vijne ne te njejten kohe kur nje grua tjeter eshte e terhequr prej tij, qe e vlereson ate, qe e ben ate te ndihet burreror, atehere ai… tradhton.
Qe te jeni te sigurta, ky nuk eshte nje justifikim per tradhtine, por nje arsye se pse ndodh.