Ju ka ndodhur të zgjoheni me sy të enjtur sikur keni kaluar gjithë natën pa gjumë? Epo kësaj gruaje i ndodh të vuajë çdo ditë dhe ka gjetur një mënyrë “natyrale” për të zhdukur qeskat poshtë syve, rrathët e zinj dhe enjtjen. Ne do ju tregojme se si…
Ju duhen:
- Disa kokrra kafe te sapo bluara
- Pak piper i zi
- Vaj arre kokosi
Ja se si të veproni:
Përzieni disa kokrra kafe të bluara me pak piper të zi në pëllëmbën e dorës tuaj. E mira është të përdorni kafe të freskëta, pasi vlerat i kanë më të larta.
Shtoni vaj arre kokosi, njësoj sa masa e kafese, për të zbutur përbërësit dhe për ta bërë më të lehtë për t’u përthithur nga lëkura.
Shtoni në këtë masë edhe disa pika uji dhe përziejeni mirë me gishta.
Vendoseni masën e përfituar butësisht nën sy. Kini kujdes që asnjëçikë nga përbërësit të mos shkojë në sy. Ushqyesit e kësaj makse stimulojnë qarkullimin në këtë pjesë delikate të lëkurës dhe përmbajnë antioksidantë që parandalojnë rrudhat.
Lereni të veprojë për 5- 10 minuta pastaj pastrojeni me nje copë të lagur ose disk pambuku të lagur. Kujdes! Mos e fërkoni, por fshijeni butësisht, pasi lëkura poshtë syve është shumë e hollë dhe delikate dhe mund të dëmtohet lehtësisht.
Ndërkohë mund ta shikoni edhe një herë të gjithën në videon e YouTube.
Rezultatet nuk janë të përhershme, kështuqë nëse vëreni se kjo metodë funksionon për ju, mund ta përsëritni 2 herë në javë. Kafeina është anti-inflamatore dhe ka efekte shtrënguese, ndërsa piperi i zi në këtë maskë do ndihmojë në stimulimin e qarkullimit.