Kjo ngjyre na shkon më shumë nga të gjitha! Keshtu thote shkenca

Kjo ngjyre na shkon më shumë nga të gjitha, sipas shkences

Vërtet, ekziston një ngjyrë që i shkon çdo njeriu? Sipas një studimi, mund të themi pa frikë se po.

Nuancat e theksuara janë prej shumë kohësh në modë (ka pothuajse tre vite që i shohim në pasarelë si pjesë të koleksioneve verore, por edhe atyre dimërore) ndaj nuk ka asgjë të keqe të vishni sa më shumë ngjyra dhe të largoheni njëherë e mirë nga e zeza dhe e bardha.

Si mund t’i thuash jo një fustani me ngjyre që nxjerr në pah fytyrën dhe ju tregojnë siluetën të bukur? Mbi te gjitha nese ai fustan eshte me ngjyre te kuqe.

Ja ku e zbuluam sekretin. Ngjyra që iu shkon të gjithëve është…e kuqja!

E kuqja, ngjyra me joshese

“Primary red është ngjyra që qëndron në qendër të gjithë ngjyrave dhe ka një rrjedhë të barabartë mes ngjyrave të tjera”, shpjegon Ηelen Venables, nga House of Colour.

“Duke veshur rroba të kuqe fytyra duket më e dobët, theksohen konturet e saj dhe dukeni më të shëndetshëm”.

Nderkohe qe edhe me pare jane bere studime per ngjyrat. Dhe e kuqja doli se ishte ngjyra me terheqese. Sipas studimit te kryer nga Andrew Elliott dhe Daniela Nieste nga Universiteti i Rochester (New York) nje femer e veshur me te kuqe konsiderohet me terheqese nga meshkujt. Tanime, me studimet  e reja, e kuqja nuk eshte vetem terheqese, por edhe ngjyra e shendetit dhe bukurisë. 🙂

(Photo by Gotham/GC Images)

A eshte kjo ngjyre ajo qe ju ben te ndiheni gjithmone mire? Na tregoni me ane te komenteve…

femra-moderne.com