Klaudia Pepa behet imazh i makinës Seat Italia

Klaudia Pepa ka arritur të hyjë në zemrat e publikut italian, edh kjo i ka rene ne sy edhe departamenteve të rëndësishme të Marketingut.

Klaudia Pepa është zgjedhur si personazh për të reklamuar modelin e ri të makinës Seat, Seat mii. Lajmin fillimisht e ka bërë të ditur Albi Nako, duke postuar në llogarinë e tij në Facebook: “Klaudia, imazh i #Seatmii Italia”.

https://www.instagram.com/p/BFdhkuxtHu7/?taken-by=klaudiapepa

 

Duke parë që në Instagram ka mbi 500 mijë ndjekës, ndërsa në televizionin italian bën pjesë në personazhet e rinj shumë premtues, zgjedhja e markës spanjolle të makinave duket shumë e zgjuar, sidomos për të përfshirë moshat e reja në këtë fushatë për makinën e vogël e komode të qytetit.

https://www.instagram.com/p/BFWSS-iNHvx/?taken-by=klaudiapepa

“Te parkosh eshte e ngjashme me kercimin: eshte themelore te mbash perqendrimin e larte” – shkruan ajo ne profilin e saj ne Instagram, perbri fotos me makinen Seat Mii.

Ky lajm i mirë për Klaudian vjen pas suksesit të saj tek “Amici”, ku balerina doli deri në finale, madje mori edhe rolin e balerinës profesioniste në edicionin aktual të programit hit italian.

Fakti qe Klaudia do të jetë imazhi i ri i “Seat Italia” është një tjetër sukses në karrierën e saj, nderkohe qe pak kohë më parë ajo ishte imazhi i këngës ” Carry on” të Stevie Wonder.

I urojme suksese te metejshme dhe fat te mbare!

femra-moderne.com