Nje recete e shpejte per pergatitjen e nje vakti te shijshem per te gjithe familjen. Ne kemi zgjedhur kofsha pule, por nese ju deshironi mund te merrni nje pule te tere dhe ta ndani ne copa.
Përbërësit per 4 persona:
- 7-8 kofsha pule (ose nje pule e prere ne copa)
- 1 kokërr qepë mesatare
- 1 thelpi hudher
- 1 filxhan bizele dhe karota te perziera
- 2 domate ose pak salcë
- 1 filxhan çaji oriz
- kripë
- piper
- pak gjalpë
- leng pule ose uje (rreth 300 ml)
Përgatitja:
- Kofshat e pulës i skuqim me qepën e prerë hollë dhe hudhren e grire me nje luge vaj ulliri.
- Shtojmë bizelet dhe karotat e grira. Me pas domatet ose salcën, kripë dhe piper. E mbulojme me kapak dhe e lemë në zierje për disa minuta.
- Në një tavë shkrijmë gjalpin dhe shtojmë orizin, lart vendosim mishin e përgatitur të pulës me perimet si dhe lëngun e lëshuar gjatë zierjes.
- Sipas nevojes i shtojme pak leng pule ose uje qe orizi te ziehet tamam.