Shumë prej nesh kanë nostalgji për këngët e viteve ’90 dhe më në fund shumë nga hitet e këtyre viteve do të shfaqen në një koncert të vetëm. Bëhet fjalë për një koncert që do të bashkojë artistë të rinj e të vjetër dhe ku do të këndohen hitet që kanë lënë gjurmë në kujtesen e publikut. “Ideja per realizimin e ketij koncerti eshte e hershme, te pakten qe ne vitin 2010, kur botova Antologjine “Era e ndryshimit”, mbi levizjen muzikore moderne shqiptare te viteve 90-te.” – tha per revisten Femra Moderne Kozeta Kurti, një nga organizatoret e këtij koncerti, i cili do të mbahet më 26 nëntor në ambientet e Universitetit të Arteve. “Doja qe librin ta shoqeroja me nje koncert honorifik, per te nderuar artistet qe shoqeria shqiptare ne pergjithesi nuk i ka shperblyer si duhet; te pakten moralisht. Doja qe brezi i ri, i cili i kendon kenget e 90-es, t’i luante nje here perballe autoreve per te perfituar nje emocion te dyfishte.”
Duket se kjo dëshirë e disa viteve me pare, me ne fund do realizohet në koncertin që do të mbahet kete te shtune. “Ky ishte viti qe fale mbeshtetjes se Ministrise se Kultures dhe kontributit te bizneseve, ky projekt u be ralitet.” – vazhdon Kozeta. Dhe zgjedhja e dates nuk eshte e rastesishme. U vendos data 26 nentor, meqe do luhet shqip dhe jemi ne prag te festave te nentorit, shprehet organizatorja.
“Kemi nje muaj qe punojme intensivisht, nderkohe qe nje pjese te punes, si perzgjedhja e kengetareve apo repertorit e kishim bere me pare.” – tregon Kozeta.
Shume po presin me padurim te vije e shtuna per te qene pjese e spektatoreve, se bashku me artistet qe i kane kenduar kenget e perzgjedhura per kete koncert, si: Altin Goci, Saimir Braho, Elton Deda, Bojken Lako, Redon Makashi e shumë të tjerë. Nderkohe qe te interesuartit per bileta, mund te telefonojne ne 069 65 1111 6.
Ideja eshte vertete e vecante dhe me siguri qe do lere gjurme ne kujtesen e publikut, por a do kete nje koncert tjeter te ngjashem ne te ardhmen? “Nuk eshte se e kam ne plan ta ribej, por nuk e fsheh dot faktin qe do te deshiroja qe artistet e atyre viteve te performonin si dikur, por eshte pak e veshtire, sepse edhe emigracioni ka bere punen e tij dhe nuk gjenden te tere ne Shqiperi.” – shprehet Kozeta Kurti per redaksine e revistes Femra Moderne.