Kripa e jodizuar sipas standardeve të BE-së, do jetë detyrim ligjor

Autoritetet shqiptare nuk do të lejojnë që në treg të shitet kripë e pajodizuar sipas standardeve të Bashkimit Europian.

Ekspertja e Institutit të Shëndetit Publik, Enkelejda Kadiu foli në një intervistë për ATSH-në, mbi rëndësinë e këtij ligji dhe problemet që sjell në shëndet mungesa e jodit.

“Vendi ynë është një vend me pamjaftueshëm jodike goxha të lartë. Mungesa e jodit në organizimin e njeriut sjell hipotiroizmin i cili sjell probleme të tjera, gushën endemike, problemet shëndetësore janë shumë të mëdha”, tha Kadiu.

Sipas Kadiut, risia është pjesa e kontrollit dhe monitorimit. “Do të rregullohet pjesa e kontrollimit, monitorimit, kjo është një risi. Gjurmimi do të bëhet në pikat doganore dhe pastaj do të vazhdojë në pikat e tjera të prodhimit, atë të importit se mund të kemi edhe pikat e importit dhe kemi magazinim dhe së fundmi në pikat e tjera të shitjes që mund të jenë me shumicë dhe pakicë”, theksoi ajo.

Në projektligj parashikohen disa nene të veçanta mbi operatorët të cilët bëjnë importimin e kripës së pajodizuar ose prodhimit.

“Do të ketë identifikim të përqindjes së jonizimit në kripë. Kjo është shumë e rëndësishme pasi jodi largohet nga kripa shpeshherë. Duhet të kemi parasysh që nëse përqindja e jonizimit mund të jetë 40 deri në 60 për qind në prodhim, në familje vjen me 20 PPM. Pra, kemi një ndryshim. Jodi largohet me hapjen e kripës, me paketimin jo të mirë, me kushtet e magazinimit. Kjo gjurmueshmëri do të lejojë që edhe kushtet e magazinimit do të kontrollohen dhe prodhimi, dhe familjarët kur ta marrin kripën të kenë një nivel maksimal të saj”, sqaroi Kadiu.

Sipas ekspertes së Institutit të Shëndetit Publik, këto ndryshime ligjore do të përmirësojnë shëndetin e popullatës.

femra-moderne.com