Nëse keni deshire te provoni receta te reja, ju sugjerojme te gatuani keto kroketa orizi – cmund te kthehen ne nje nga gatimet me te preferuara ne familjen tuaj. Mund t’i sherbeni si shoqeruese te mishit dhe sallatës.
Përberesit per dy persona:
- Oriz: 180 gram
- Veze: 3 kokrra
- Miell: 3 luge gjelle
- Mocarela: 2 topa te vegjel
- Proshute krudo: 5 fije
- Galete (buke e thekur e grire)
- Vaj gatimi: 200 ml
- Gjalpe: 50 grame
- Kripe e piper sipas deshires
Menyra e gatimit:
- Skuqim orizin ne nje tigan, duke i shtuar kripe, piper dhe leng mishi ose leng perimesh, sipas deshires.
- Ne nje tave hedhim orizin e zier, shtojme miellin, galeten dhe e pergatisim ne pjese te vogla te rrumbullakta, duke e mbushur me proshuten dhe djathin e prere ne forme kubike.
- Pasi kemi krijuar masen e duhur, nisim procesin tjeter duke i kaluar format e rrumbullakta ne miell, veze e galete. Me pas ne vaj per t’i skuqur.
- Pas skuqjes i kalojme ne nje pjate me kartepecete per te thithur vajin e tepert.
- Kroketat e orizit jane gati per t’u servirur.
Mesoni edhe nje menyre tjeter per te gatuar qofte krokante me oriz, duke klikuar ketu.