Njerëzit i ripërdorin shishet plastike për të ruajtur vajin, qumështin ose mjaltin. Riciklimi në përgjithësi konsiderohet të jetë një praktikë e mirë për ata që kujdesen për të ardhmen, por jo kur është fjala për të gjitha plastikat.
A e dini se cili prej produkteve plastike që ju keni në shtëpi mund të konsiderohet në përgjithësi i sigurt për ripërdorim? A dini se se me çfarë lloj plastike janë prodhuar këto shishe? Të dëmshme apo jo? Merrni shishen tuaj plastike të ujit, kthejeni atë me kokë poshtë dhe shihni shenjat në fund të saj. Nëse mësoni si t’i dalloni këto shenja, me siguri do të bëni një jetë më të sigurtë.
PET ose PETE
Shishet e ujit që përdorim çdo ditë, zakonisht prodhohen nga kjo lloj plastike. Elementi Polietilen tereftalate, në qoftë se ripërdoret, ose merr nxehtësi (për shembull nëse lihet në makinë për një kohë të gjatë) potencialisht mund të lëshojë elemente kimike të rrezikshme në ujin apo lëngun brenda shishes, gjë që mund të shkaktojë mungesë të ekuilibrit hormonal. PET është lloji më i zakonshëm i plastikës që nuk duhet të ripërdoret në asnjë mënyrë, por në qoftë se përdoret siç duhet, kjo lloj plastike konsiderohet e sigurt.
HDP ose HDPE
Densiteti i lartë i polietilenit do të thotë cilësi më e lartë e plastikes, e cila praktikisht nuk lëshon elementë të dëmshëm. Specialistët e rekomandojnë shumë blerjen e ujit të paketuar në shishe të tilla. Është e rëndësishme të theksohet se kjo lloj plastike është pothuajse plotësisht e riciklueshme dhe në këtë mënyrë është jotoksike nga pikëpamja mjedisore. Ajo është e ripërdorshme dhe kryesisht përdoret për paketimin e qumështit, lodrat, karriget plastike, si dhe në kirurgji plastike, duke e bërë atë një nga format më të sigurta të plastikës.
PVC ose V
Kloridi polivinil (PVC) mund të çlirojë kimikate që thuhet se dëmtojnë sistemin riprodhues; megjithatë nuk ka studime përfundimtare për ta provuar këtë. Produktet PVC shpesh përmbajnë elemente toksike. Procesi i prodhimit të plastikës së tillë konsiderohet si i pasigurt për mjedisin dhe vitet e fundit shumë kompani vendosën të ndërprisnin përdorimin e produkteve të bërë nga PVC. Kjo është një plastikë e butë dhe elastike që përdoret zakonisht për të prodhuar lodra (gjë që është ndaluar në shumë vende), shishe vaji vegjetal, paketimet e ilaçeve, mbrojtësit e kabllove kompjuterike, pipat plastike dhe materialet hidraulike. Ky lloj i plastikes është rezistente ndaj rrezatimit të diellit dhe kushteve të motit, dhe kjo është arsyeja pse ajo përdoret shpesh për prodhimin e dritareve dhe tubave vaditës. Produktet PVC nuk janë të riciklueshme.
LDPE
Polietileni me densitet të ulët përdoret në prodhimin e shisheve, si edhe të qeseve plastike. Kjo lloj plastike nuk lëshon kimikate në ujin apo lëngun brenda shishes. Megjithatë, duke mbajtur produkte të pa ambalazhuara në qese të prodhuara nga kjo lloj plastike për periudha të gjata kohe, mund të jetë problematike për shëndetin. Prodhimet e bëra nga LDPE janë të ripërdorshme, por jo gjithmonë të riciklueshme.
PP
Polipropilen është zakonisht i bardhë ose gjysëm transparent. Kryesisht përdoret për prodhimin e paketimit për lëngjet e frutave dhe kosit. Polipropileni është vlerësuar për stabilitetin e tij termik, nuk shkrihet kur nxehet, konsiderohet të jetë me toksicitet të ulët dhe përgjithësisht është i sigurt për konsumatorët për t’u përdorur dhe ripërdorur.
PS
Polistirene (i ashtuquajturi bukëpeshku) është përdorur kryesisht për prodhimin e gotave plastike të kafes, mjeteve plastike të kuzhinës dhe enëve mbajtëse të ushqimeve fast-food. Nëse ngrohet, lëshon elementë kimik, të tilla si stireni (një element i mundshëm kancerogjeni). Kjo lloj plastike është e lehtë dhe e lirë, por nuk është e përshatshme për të mbajtur ushqim apo pije të nxehta. Kjo lloj plastike shpërbëhet me vështirësi për qindra vjet.
PC ose plastika pa shenja të veçanta
Policarbonate është lloji më i rrezikshëm i plastikës, e cila përdoret në prodhimin e shisheve të ujit dhe enëve të ushqimit. Këto lloje të plastikës mund të emetojnë Bisphenol A (BPA) – një element kimik që nëse merret në sasi të mëdha, potencialisht mund të shkatërrojë sistemin endokrinal dhe të rrisë prodhimin natyror të estrogjenit. Kjo lloj plastike është veçanërisht e rrezikshme për fetusin, foshnjat dhe fëmijët e vegjël. Për ta përmbledhur, llojet e plastikës të llojeve 1, 2, 4 dhe 5 janë më të sigurta nëse përdoren siç duhet (edhe pse do të duhet të bëhen ende shumë kërkime), kurse llojet e plastikës 3, 6, 7 duhet t’i shmangni.
Burimi:AgroWeb.org