Kujt ja dedikon Dua Lipa fitoren ne “Brit Awards”…

Ylli në ngjitje Dua Lipa fitoi në “Brit Awards” çmimin si artisja më e mirë femër e vitit.

Dua Lipa, 22 vjeçe, një prej këngëtare të rralla që ka tejkaluar një miliard shikime në YouTube, me këngën “New Rules” u përball me Paloma Faith, e cila kishte fituar çmim në 2015, Kate Tempest, Jessie Ware dhe Laura Marling.

Dua Lipa u nominua në pesë kategori si artistja më e mirë femër, artistja më e mirë debutuese, kënga më e mirë me “New Rules”, albumi më i mirë anglez dhe videoklipi më i mirë anglez.

Lindur në Londër nga prindër shqiptarë të Kosovës, Dua Lipa merrej me modeling në periudhën e adoleshencës para se të angazhohej në muzikë.

Dalë në 2017, albumi i saj “Dua Lipa” ka marrë komente shumë të mira ndërkohë që e përjavshmja e specialzizuar NME nënvizon cilësinë e zërit të saj dhe maturinë artistike, pavarësisht moshës.

Ajo ja dedikoi fitoren e pare te saj ne Brit Award te gjitha artisteve te tjera femra, duke u shprehur se ato “po pushtojne te gjithe boten”.

femra-moderne.com