Kukulla Barbie ndryshon fizik

4 silueta te ndryshme, 7 tonalitete te lekures, 22 lloje ngjyrash per syte dhe 24 lloj modele flokesh
4 silueta te ndryshme, 7 tonalitete te lekures, 22 lloje ngjyrash per syte dhe 24 lloj modele flokesh
Barbie, kukulla me e famshme ne bote, ka pesuar nje ndryshim epokal ne look-un e saj.

Kukulla me e dashur nga te gjitha vogelushet nuk eshte me “vetem” e gjate, e dobet dhe bionde sic ka qene gjithmone, por nga fundi i janarit 2016 do jene prezente edhe 16 tipologji te ndryshme, qe perfaqesojne femra te ndryshme nga ana fizike dhe nga kombesia.

Me 4 silueta te ndryshme, 7 tonalitete te lekures, 22 lloje ngjyrash per syte dhe 24 lloj modele flokesh – keshtu firma Mattel e ul numrin e Barbie Fashionista ne menyre te hapur demokratike. Mund te gjeni kukullen “petite”, ate “tall” dhe ate “curvy”, sic mund t’i shikoni ne imazhet neper rrjetet sociale zyrtare te shtepise prodhuese (te disponueshme ne faqen ShopMattel).

barbie4

Tanime vajzat e vogla mund te identifikohen me tipe te ndryshme kukullash.

Ndryshimi i pamjes se kukulles eshte shume domethenes, edhe per ne qe tashme jemi te rritura, por mbi te gjitha per vajzat e vogla te diteve te sotme dhe te se nesermes, te cilat do mesojne duke luajtur, vleren dhe bukurine e diversitetit. Asnjehere nuk eshte vone per te dashur dhe vleresuar veten ashtu sic jemi ne te vertete!

barbie3

Firma Mattel ka publikuar edhe kete foto me Barbie-n ne kopertinen e revistes “Time”, me kryetitull “Tani, a mund te ndalojme se foluri per trupin tim?”

femra-moderne.com