Kumkuati eshte nje agrume e shijshme, e embel dhe shume e ushqyeshme, te cilen e gjejme me shume ne periudhen e dimrit dhe pranveres.
Nje agrume e vogel me origjine nga Kina, kumkuati eshte i ngjashem me portokallet si ne shije edhe ne vlera ushqyese. Kjo agrume e vogel eshte e varfer ne kalori por shume e pasur ne vitamine C dhe antioksidante. Pjesa me e mire e saj eshte lekura e cila eshte e mbushur me vajra esenciale.
Sot mund ta gjejme ne cdo vend te botes, te rritet si peme dekorative, por edhe per te marre kokrrat e vogla aq shume ushqyese. E vecanta e kumkuatit eshte se mund te konsumohet se bashku me lekuren.
- 100 g fruta te fresketa kumkuati japin 71 kalori. Jane nje nga burimet me te medha te fito-ushqyesve, sic jane: fibrat dietike, mineralet, vitaminat dhe antioksidante qe ndikojne ne mireqenien e gjithe trupit.
- Lekura e kumkuatit eshte e pasur me vajra esenciale, anti-oksidante dhe fibra. 100 g kuamkuate japin 17% te fibrave te rekomanduara ne dite. Lekura eshte e pasur me tanine, pektin, hemi-celuloze dhe polisaharide (NSP). Gjitashtu permban edhe disa lloje te rendesishme yndyrash, si: limonene, pinene, a-bergamoten, a-humulene, a-muurolene, te cilat i japin edhe aromen e vecante ketij fruti.
- Kumkuati i fresket ka esge shume vlera te tjera shendetesore pasi permban edhe karoten, luteine, zea-xantin, tanine etj.
- Pervec ketyre, kumkuati i fresket pemban edhe nivele te larta antioksidantesh dhe vitamishash si A, C dhe E. Te gjitha keto ndihmojne pastrimin e oksigjenit të dëmshem, duke nxjerre jashte trupit radikalet e lira, e duke na mbrojtur nga kanceri, diabeti, sëmundjet degjenerative dhe infeksionet.
- 100 g frut jep 73% te mases se rekomanduar te Vitamines C. Vitamina C eshte nje anti-oksidant i fuqishem qe luan role shume te rendesishme biologjike, sic jane sinteza e kolagjenit dhe sherimi i plageve. Kjo vitamine ka vlera anti-virale dhe anti-kancerogjene dhe ndihmon ne parandalimin e semundjeve neuro-degjenerative, artriti, diabeti etj. Gjithashtu lehteson perthithjen e hekurit nga organizmi.
- Kumkuati ka nivele te larta te vitaminave te grupit B-kompleks, sic jane tiamina, niacina, pyridoxine, folate dhe acid pantotenic. Por gjithashtu ka edhe permbajtje pak me modeste te kalciumit, bakrit, kaliumit, manganezit, hekurit, seleniumit dhe zinkut.