Kunguj te mbushur me ton dhe domate

Kunguj te mbushur me ton dhe domate jane nje pjate shume e thjeshte dhe e shijshme. Mund ta konsumoni te ngrohte, por edhe ne temperature ambienti.

Perimet e mbushura jane te preferuarat e sezonit veror, sepse mund te shijohen te mbushura ne menyra te ndryshme. Sot ju prezantojme kungujt me nje mbushje te bute me baze peshkun ton dhe domatet –nje mbushje e shpejte per t’u realizuar.

Perberesit per 4-5 persona

  • 6 kunguj me madhesi mesatare
  • 240 g ton ne vaj
  • 4 domate shume te kuqe
  • 1 luge majzanoz i grire
  • 60 g djathe Grana i grire
  • 1 veze
  • therrime buke (aq sa duhet)
  • kripe, piper, vaj ulliri

 Pergatitja:

  1. Lani kungujt dhe ziejini per 8-10 minuta ne uje te valuar dhe te kripur. Kullojini dhe lerini te ftohen.
  2. Kulloni peshkun dhe futeni ne nje mikser. Lani domatet dhe pasterojini nga farat e brendshme, pritini dhe shtojini ne mikser. Shtoni edhe vezen, djathin Grana, piperin dhe grijini te gjithe perberesit sebashku.
  3. Derdheni masen ne nje tas, shtoni majdanozin e grire dhe kripe nese eshte e nevojshme.
  4. Merrni nje tepsi dhe yndyroseni me pak vaj ulliri.
  5. Merrni kungujt dhe pritini ne mes per nga gjatesia. Mbushni secilen gjysme me masen e pergatitur dhe vendosini me rradhe ne tepsi. Hidhini siper therrime buke dhe pak vaj ulliri.
  6. Futini ne furren e parangrohur ne 200°C per 20 minuta ose deri kur siperfaqja te marri ngjyre te arte.

Ju befte mire.

femra-moderne.com

Shikoni receten origjinale ketu.

Start typing and press Enter to search