Kur duhet t’i flasim fëmijëve për… seksin?

Kur duhet t’i flasim fëmijëve për seksin? Besoj se edhe ju ja keni bere vetes kete pyetje me dhjetra here. Eshte nje teme delikate, prandaj le te marrim ca informacion rreth kesaj ceshtje…

Kjo eshte nje teme qe te gjithe prinderit e dine qe do ta perballojne nje dite. Gjithcka fillon me pyetjen e thjeshte: si lindin bebet? E pastaj vazhdon me pyetje rreth seksit, pjeseve te trupit dhe cfare ndodh ne te vertete ne dhomen e gjumit…

Dhe ty te duket sikur te ngecin fjalet. Po si ta fillosh te tregosh? Si eshte pergjigja e duhur? Shume nga ne jane te shqetesuar per ate cka mund te degjojne femijet tane rreth kesaj teme ne shkolle apo ne kendin e lojrave.

“Vajza ime ishte 9 vjec kur nje shoqe ne kendin e lojrave i tregoi se cfare ishte seksi. Une u shokova. – tregon Debbie L. – Fatmiresisht vajza erdhi dhe me tregoi. Ishte nje bisede vertete e sikletshme, por eshte mire qe femijet ta dine se mund te flasin lirshem me ju, per cdo gje”.

Te inkurajosh nje bisede te hapur  me femijen dhe ta besh ate te dije se mund t’ju pyesi per gjithcka, ky eshte hapi i pare per fillimin e bisedes rreth edukates seksuale.

Keshillojini femijet qe te mos i perserisin bisedat tuaja me femije te tjere.

Perballja e drejperdrejte eshte menyra më e mirë.

Që do të thotë se, prindi ia shpjegon fëmijës para se ai ta zbulojë vetë.

Shumica e prindërve bien dakord se 9-11 vjeç janë mosha të përshtatshme për të filluar bisedat rreth seksit, por ndonjëherë ndodh që këto biseda fillojnë edhe më herët me persona të tjerë; miq të familjes, shokë e shoqe etj. Prindërit mund të mbajnë nën kontroll dhe të informojnë personat rreth fëmijës për të çensuruar bisedat seksuale në sy të fëmijës para kësaj moshe, por jo gjithmonë mund të kontrollohen të gjitha burimet me informacione të tilla.

Është e rëndësishme që prindi të fillojë bisedat rreth seksit, para se femija të dëgjojë për kete ceshtje nga ndonjë burim tjetër informacioni.

Prinderit duhet t’i parapërgatisin femijet, sepse kur fillojnë të pyesin vete, duhet të kuptoni se tashmë janë duke folur për këtë teme me një shok apo shoqe.

Më mirë të bisedojnë me prindin dhe të informohen drejt për këtë temë, sesa të marrin informacion të pasaktë nga shoqet apo persona të tjerë.

recursing-snyder.88-198-36-142.plesk.page

Start typing and press Enter to search