Si te veproni nese femijen tuaj e ze makina? Lexoni keshillat tona
Një kthesë, pastaj dy. Bën vapë. Në pjesën e prapme të makinës, pasagjeri juaj i vogël zverdhet keq, nuk ndjehet mirë. Po sikur të vuaja nga të pështjelluarit prej transporteve?
Momenti i madh erdhi: të gjithë janë gati, valixhet janë mbyllur, niseni për pushime. Por për ata që nuk ndjehen rehat gjatë udhëtimeve, zemra nuk është aspak në festë.
Të gjithë mund të vuajnë dhe kudo
Megjithëse makina zë vendin e parë, edhe avioni dhe anija mund të shkaktojnë pështjellim ndaj transporteve (e ashtuquajtur gjithashtu naupati ose cinetozë). Jul Çezari, Homeri, lundërtarë të mëdhej ose heronj të historisë kanë vuajtur nga pështjellimi për shkak të transporteve. Në ditët e mëvonshme, Lorenci i Arabisë qe viktimë e pështjellimit për shkak të lëvizjes me deve! Madje, edhe lundërtarët e anijeve më të sofistikuara tregojnë për shqetësimin e shkaktuar nga pështjellimi prej detit. Pa harruar këtu dhe astronautët që, një në dy raste, vuajnë nga pështjellimi prej hapësirës.
Një shqetësim i lidhur me veshin e brendshëm
Në kohëra normale, veshi i brendshëm vë në dijeni për pozicionin që zë trupi ynë në hapësirë. Informacioni i transmetohet trurit, që urdhëron muskujt të qëndrojnë në ekuiliibër dhe të ndjekin ndryshimet e drejtimit ose të shpejtësisë. Nëse ka mbibollëk stimulimesh (ngjitje, zbritje, kthesa), veshi i brendshëm nuk arrin më t’i kompesojë çekuilibret e njëpasnjëshme të shkaktuara nga lëvizjet. Në tru dërgohet një SOS, gjë që bën të aktivizohen simptomat e para. Fëmija juaj zverdhet, nuk flet më. Qetësia e tij duhet t’ju alarmojë. Nëse nuk bëhet asgjë, më pas vijnë marramendjet, rriten sekrecionet e pështymës dhe të përzierat bëhen gjithnjë e më të shpeshta. Në vazhdim, shfaqen dhembje të stomakut, shoqërfuar me rikthim të ushqimeve të ngrëna disa orë më parë.
Roli i mjedisit
- Nxehtësia mund të favorizojë shfaqjen e simptomave
- Edhe ankthi, ndonjëherë, është shkak për një gjendje të përzierash.
- Erërat e këqija luajnë një rol të rëndësishëm. Ato zhvillohen në mjediset ku mblidhen shumë persona gjatë një momenti.
Masat paraprake…
- Parashikoni një natë të mirë gjumi para udhëtimit tuaj. Një kohë e pamjaftueshme gjumi i shton të përzierat. Pra, çojeni herët për të fjetur vogëlushin tuaj.
- Jepini një vakt të lehtë (të përbërë nga sheqerna të ngadalta dhe të varfër në yndyrna) rreth një orë para udhëtimit. Të udhëtuarit me stomakun bosh ndihmon në shkaktimin e trazirave.
- Bëjeni të shëndetshëm ajrin e mjedisit të makinës, duke installuar një shpërndarës vajrash esencialë.
- Përdorni ilaçe kundër pështjellimit nga transportet, një orë para udhëtimit. Ose jepini vogëlushit tuaj një tabletë homeopatike një natë para, nëse është i ankthshëm, përsëriteni pak para nisjes.
… dhe gjatë udhëtimit
- Ruani ajrin e freskët në makinë, duke e hapur paksa njërën nga dritaret. Dhe, sigurisht, mos pini duhan. Është një kërkesë absolute.
- Jepini makinës me kujdes, pa pëshpejtime të papritura ose frenime.
- Uleni rehatshëm në një ndenjëse të ngritur, pozicioni më i përshtatshëm për veshin e brendshëm është kur koka është lehtësisht e përkulur nga prapa.
- Mos e lini vogëlushin tuaj të lexojë ose të luajë me lojëra elektronike. Sugjerojini të shikojë pejsazhin.
- Bëni ndalesa të shumta dhe përfitoni për të ajrosur ambientin e makinës.
- Propozojini të pijë sasi të vogla lëngjesh, të sheqerosura sipas dëshirës, ose Koka Kola pa gaz, për të larguar shijen e keqe në gojë.
- Përdorni zgjidhje homeopatike dhe jepjani kokrrizat që në shenjat e para të shqetësimit. Përsëriteni çdo orë, nëse simptomat vazhdojnë.
Po nëse vjell?
Pajisuni me qeska të krijuara pikërisht për këto raste.