Kur nje nene thote qe eshte e lodhur…

Kur nje nene thote qe eshte e lodhur, kjo eshte vetem e verteta, eshte e lodhur dhe vetem kaq.
Nuk po thote qe do ta braktise femijen e saj dhe do te harroje qe ai ose ajo ekziston.

Kur nje nene thote qe do pak kohe per vete, kjo eshte vetem e verteta, do vetem pak kohe per vete dhe vetem kaq.
Nuk po thote qe eshte penduar qe u be nene dhe se memesia eshte gabimi me i madh qe ka bere ne jete.

Kur nje nene thote se ka nevoje per ndihme per ti bere gjerat, do te thote vetem ate qe tha.
Nuk po thote qe eshte e paafte.

Kur nje nene pergatit nje pjate te gatshme per darke, nuk do te thote se ajo, tere javen u jep femijeve vetem ushqime te blera dhe femijet e saj nuk hane ushqime te shendetshme.

Kur hyn ne shtepine e nje mami dhe e gjen rremuje nuk do te thote se te gjitha ditet e mban shtepine rremuje.

Kur nje nene thote se do te dale me miqesite e saj, kjo eshte gjithcka qe donte te thoshte. Nuk po thote qe do te kthehet “Single / pa femije” dhe pa asnje pergjegjesi.

Kur nje nene thote se eshte e shqetesuar dhe e frikesuar, kjo eshte gjithcka qe donte te thoshte.
Nuk po thote qe ka depresion dhe eshte nje frikacake.

Kur degjon nje nene te ulerase, kjo nuk do te thote qe rri gjithe jeten duke uleritur, ka shume mundesi qe ajo ka folur mbi 300 here me ze normal dhe te qete, por askush nuk ia ka vene veshin.

Kur ke pare nje nene ne kulmin e nervave, ne kufijte e cmendurise, kjo nuk do te thote se cdo dite ajo eshte ne te njejten gjendje.
Ka ndodhur dicka, qe ne nuk e dime, nje gjendje qe duhet ta marrim me mend.

Mos shpif genjeshtra per te gjykuar dike, aq me teper nje grua, e cila cdo dite, ne cdo cast, heq dore nga jeta e saj, per te jetuar jeten e nje qenieje tjeter njerezore, e cila e di mire eshte shume me e rendesishme, sesa ajo vete.

Ne bote nuk ekziston asnje qenie tjeter njerezore, e afte qe te dorezohet dhe te dhuroje kaq shume, sa mund te beje nje nene!
Dhe nenat meritojne me shume mirekuptim dhe me pak venie ne prova.

Charity Bet

Start typing and press Enter to search