Mberriti edhe sezoni i veres, i plazhit dhe qendrimit te gjate ne diell per te marre ngjyren e shumedeshiruar.
Keshtu, edhe pse ne Shqiperi ka kremera me faktor te larte mbrojtes, (deri ne 50+) asnjehere nuk mund te thuhet me plot bindjen se ai te mbron 100 per qind.
Plazhistet harrojne te lyhen shpesh me krem dhe duan qe ngjyren ta marrin qe diten e pare. Ndaj mire eshte qe te ndiqen rregullat per te cilet estetistet e mjeken flasin pa pushim.
Nese jeni duke bere shetitje me varke dhe nuk keni nje cader per te futur koken, mos harroni te merrni me vete kapelen dhe kremin me faktor te larte mbrojtes.
Nese keni femije, kujdes me ekspozimin e tyre ne diell! Megjithate mos e ekzagjeroni me mbrojtjen e tyre, sepse rrezet e diellit ndihmojne ne prodhimin e vitamines D.
Duhet qe banjot e diellit t’i kryeni kur hija eshte me e gjate se ju, pra ne oret e para te mengjesit dhe pasdite, kur dielli nuk eshte ne Zenit.
Pra, mos e lini veten te digjeni nga dielli, qendroni me kujdes ne rrezet e tij dhe …nje vere te mbare!