Kurojini dhëmbët nëpërmjet ushqimit

E lexuat mire, ju mund t’i kuroni dhe mbroni dhembet tuaj nepermjet menyres se te ushqyerit. Nese ndiqni keshillat tona, jo vetem qe nuk do te keni probleme me dhembet, por do te keni një buzëqeshje qe mund të ndriçojë botën… e cila do të zbulojë dhëmbë të shëndetshëm dhe të rregullt!

Kontrolle të rregullta dhe ushqimet e duhura

Nëse nuk vuani nga shqetësime të veçanta, afati kohor për kontrollin dhe pastrimin e dhëmbëve është çdo muaj. Me këtë rast, është mirë të bëni një radiografi, që kontrollon shëndetin e kockës së dhëmbëve. Përveç të shkuarit te dentisti, kujdesuni për gojën tuaj çdo ditë, duke vënë në praktikë rregullat bazë për një higjienë të mirë të dhëmbëve. Mos lini mënjanë edhe dietën, që është shumë e rëndësishme për shëndetin e dhëmbëve. Disa shembuj? Qumështi, djathërat dhe kosi i bëjnë dhëmbët më të fortë, sepse janë të pasur me kalcium; çaji lehtëson dhembjet e dhëmbëve të ndjeshëm; karotat janë të çmuara për shëndetin mishrave të dhëmbëve. Lexoni më poshtë, për të mësuar më shumë.

Përkujdesjet e përditshme për dhëmbe të shëndetshme. Lexo këtu.

Rezultate imazhesh për dieta per denti sanni

Çfarë të konsumoni dhe pse

  • Prodhimet e qumështit. Nga kosi te djathërat, të gjitha prodhimet e qumështit janë të pasura me kalcium, elementi bazë i indit që përbën dhëmbët. Përveç kësaj, janë alkaline dhe ju ndihmojnë të stabilizoni pH natylal të gojës dhe rrjedhimisht të mbroni dhëmbët. Kazeina që ndodhet te djathërat mbron dhëmbët nga acidi që depërton me ushqimet.
  • Vezët dhe mëlçia. Përmbajnë shumë vitaminë D, e domosdoshme për përthithjen e mirë të kalciumit dhe për depozitimin e tij në indin kockor të dhëmbëve.
  • Drithërat integrale. Janë burime të vitaminës B, e dobishme për të pakësuar malcimet e mishrave të dhëmbëve dhe për shëndetin e indeve.
    Lakra kaçurrele dhe lakra. Falë përmbajtjes me kalcium, ndihmojnë në shëndetin e dhëmbëve dhe të kockave, ashtu si edhe prodhimet e qumështit.
  • Qepët. Si molla dhe çaji, edhe ato furnizojnë me një dozë të mirë bioflavonoidësh, të domosdoshëm për shëndetin e dhëmbëve.
  • Peshqit e yndyrshëm. Janë të pasur me vitaminë D, sidomos ata nëpër
    konserva. Përveç kësaj, përmbajnë një sasi të mirë kalciumi.
  • Frutat dhe perimet. Betakroteni i tyre (burimi i mirë janë karotat) ju mbron nga periodonditi, ekspozimi i pjesës së ndjeshme të dhëmbëve, shkaktuar nga mishrat e malcuara.

Mos e teproni me…

Rezultate imazhesh për dieta per denti sanni

  • Pijet e gazuara. Acidi fosforik i tyre (kontrolloni praninë e tij në etiketë) acaron dhëmbët: nëse ju pëlqejnë, përpiquni të paktë të kufizoni konsumin e tyre dhe t’i bashkoni me vaktet. Të pira të pashoqëruara me ushqim e sulmojnë smaltin akoma më shumë.
  • Sheqernat dhe ëmbëlsirat. Favorizojnë gurëzat dhe shkaktojnë karies.
  • Lëngjet e shtrydhura të agrumeve. Konsumojini vetëm gjatë ose afër vakteve; janë shumë acide dhe si rrjedhojë alterojnë pH natyral të gojës. Për zëmër, zgjidhni fruta më të ëmbla.

https://femra-moderne.com/dieta-qe-mbron-dhembet-tuaj-dhe-3-receta-gatimi

femra-moderne.com