Kush nuk duhet te konsumoje caj bliri

Disa njerëz nuk duhet te konsumoje caj bliri. Ata kanë tendencën të jenë alergjikë ndaj këtyre luleve. Këshillohet që të flisni me mjekun përpara se të shtoni çajin e lules së blirit në listën e pijeve tuaja ditore.

Kur duhet te beni kujdes

  • Gratë shtatzëna, ato lehona dhe ata qe ushqejne me gji. Nuk dihen efektet e perdorimit te cajit te blirit gjate shtatzanise dhe ushqyerjes me gji. Por me mire do ishte ta shmangni dhe te jeni ne anen e sigurte.
  • Ata që vuajnë nga sëmundjet e zemrës. Perdorimi i shpeshte i cajit te blirit thone qe nuk i ben mire zemres. Nese vuani nga semundjet e zemres, mos perdorni caj bliri pa keshillen e mjekut. Nuk duhet të konsumojnë çaj bliri sepse përbërësit e lules mund të ndërveprojnë negativisht me disa medikamente.

Doza maksimale e këtij çaji është tre filxhanë në ditë.

  • Ata qe po marrin litium. Duke qene se bliri ka efekt diuretik eshte sikur po merrni pilule shkarkimi. Efektet e cajit te blirit nderkohe qe merrni litium, mund te shkaktoje efekte negative ne organizem. Bliri mund të rrisë sasine e litiumit në trup dhe të rezultojë në efekte anësore serioze. Bisedoni me mjekun tuaj para se të përdorni këtë produkt, nëse jeni duke marrë litium. Doza juaj e litiumit mund të kenë nevojë të ndryshohet.

Caji i blirit ka me shume efekte te mira per shendetin tone, se sa negative. Per te mesuar me shume se per cfare ben mire caji i blirit, mund te klikoni ketu.

femra-moderne.com