Cfare duhet te kete brenda kutia e ndihmes se shpejte kur udhetoni me femijet? Keto jane gjerat thelbesore qe duhet te paketoni ne nje udhetim familjar
1. Ilace kunder te perzierave
Udhetimi mund te jete argetues, por te perzierat qe shkakton jo dhe aq. Merrni nje ilac kunder te perzierave per cdo rast kur mund te keni shqetesime me stomakun.
2. Antihistaminik
Reaksionet alergjike jane shume shqetesuese, ndonjehere edhe me rrezik per jeten. Sigurohuni qe te jeni te pergatitur per cdo rast, duke marr me vete antihistaminik.
3. Solucion oral per rihidratim
Ne rast te ndonje diarreje, sigurohuni te keni dicka per te rihidratuar trupin dhe per ta mbushur me lendet e humbura. Solucionet orale per rihraditm jane zgjidhja per kete, prandaj merrni ndonje me vete.
4. Ibuprofen ose acetaminofen dhe termometer
Termometri ju duhet ne rast te nje temperature te papritur. Prandaj beni mire te keni me vete edhe ilace per dhimbje dhe temperature. Dhimbjet dhe temperatura vijne papritur dhe mund t’i shkaterrojne pushimet tuaja.
5. Dezinfektues per duart dhe letra te lagura
Banjat publike nganjëherë nuk kane sapun, prandaj merrni alternativa të shpejta për pastrimin e duarve: dezinfektuesit e duarve dhe letrat e lagura.
6. Ilaç kundër insekteve
Për fëmijët e moshës 2 deri në 12 vjeç, sigurohuni që te aplikojne te pakten 2-3 here ne dite ilacin kunder insekteve.
7. Krem antibiotik
Për prerje ose çarje të vogla dhe djegie që vijnë nga aventurat në natyrë, nje krem me permbajtje antibiotiku ju vjen ne ndihme.
8. Alkool i çnatyruar
Eshtë një antiseptik i dobishëm që gjithashtu heq djegien e një kandili deti.
9. Leukoplaste dhe garza sterile
10. Krem mbrojtes ndaj diellit
Mund te kene cmim me te larte ne shtete te tjera, prandaj me mire merrni kremin tuaj te markes se preferuar qe ketu.