Ky byzylyk ben te mundur qe babai te ndjeje levizjet e bebes

Quhet Fibo, nje byzylyk qe ben te mundur “perjetimin” e levizjeve te bebes

Te ndjesh shkelmimin e pare te bebes ne bark eshte nje eksperience cmendurisht e bukur. Atehere pse te mos e perjetoje edhe babai kete gje?

Tre studentë danezë kane arritur te krijojne nje byzylyk smart te quajtur Fibo, keshtuqe edhe baballaret mund te ndjejne ne kohe reale shkelmimet e bebes ne barkun e nenes.

Si funksionon?

Gjate tremujorit te trete gruaja shtatzene duhet te mbaje nje pajisje monitoruese. Nderkohe Fibo mbledh informacione cdo here qe bebja leviz. Njekohesisht, personi qe ka vene byzylykun ndjen levizjet e bebes ne kohe reale. Si arrihet kjo gje? Byzylyku Fibo permban kater rruaza te vogla qe “imitojne” levizjet e bebes, duke u rrotulluar dhe shtypur doren e personit qe mban byzylykun.

Nuk eshte e njejta ndjesi qe kane nenat shtatzena, por eshte nje menyre per baballaret qe te perjetojne ne nje fare menyre levizjet e bebes se tyre — edhe kur nuk jane aty prane.

Sandra Pétursdóttir (nje nga studentet qe pati kete ide) tregoi per The Huffington Post qe shume prinder e pelqenin kete ide. Kjo eshte edhe nje menyre qe baballaret te tregojne se jane ne pritje te nje bebeje.

Megjithate, shume gra nuk e pelqejne shume kete ide. Imagjinoni te jeni ne tre muajt e fundit te shtatzanise, me gjithe problemet dhe shqetesimet qe sjell kjo periudhe, e nderkohe te mbani pas vetes edhe nje pajisje teknologjike.

Gjithsesi, mos nxitoni per te blere kete pajisje, sepse eshte akoma ne punim e siper.

femra-moderne.com