Ky eshte sekreti se pse grate japoneze jetojne gjate

Prej 25 vitesh tashmë, Japonia mban rekordin si vendi në të cilin gratë jetojnë më gjatë. Jo vetëm që jetojnë më gjatë, por duket edhe sikur kalimi i viteve nuk ka asnjë ndikim te to. Dhe duket se sekreti qëndron në kuzhinën e tyre.

Ushqimet qe konsumojne cdo dite

  • Shkrimtarja japoneze Naomi Moriyama ka botuar një libër në të cilin thotë se kuzhina tradicionale japoneze është e bazuar në ushqime që pengojnë shtimin në peshë dhe plakjen. Ushqime të tipit peshk, algat e detit, fruta, soja, orizi, perimet dhe çaji jeshil, konsumohen rregullisht çdo ditë dhe të gjitha kanë veti kundër plakjes dhe nuk lejojnë shtimin në peshë.
  • Për më tepër, japonezët preferojnë të konsumojnë ushqim të gatuar në shtëpi, sidomos ushqimin tradicional.
  • Japonezët janë ndër konsumuesit më të mëdhenj të peshkut në botë, ata konsumojnë rreth 10% të të gjithë peshkut që konsumohet, një shifër kjo mjaft e lartë duke pasur parasysh edhe faktin se popullsia japoneze zë vetëm 2% të popullsisë së botës.

Mesohen te ushqehen shendetshem qe ne femijeri

  • Fëmijët mësohen që në fëmijëri se si të ushqehen shëndetshëm. Ata mësohen që të hanë ngadalë dhe të vlerësojnë ushqimin e tyre, nuk lejohen racione të mëdha ose mbushje përsëri e pjatës, çdo ushqim serviret i veçuar nga ushqimet e tjera.
  • Në Japoni mëngjesi është vakti më i rëndësishëm dhe zakonisht gjatë tij konsumohet një shumëllojshmëri ushqimesh dhe pijesh, ku mund të përmendim çajin jeshil, orizin, supën, hudhrat, algat e detit, omëletën dhe peshkun.
  • Japonezët konsumojnë shumë rrallë ushqime me sheqer dhe në rastet kur i konsumojnë ata marrin sasi shumë të vogla. Përveç mënyrës së të ushqyerit, japonezët i kushtojnë një rëndësi shumë të veçantë edhe aktivitetit fizik.

femra-moderne.com