Lady Gaga dhe Taylor Kinney planifikojnë dasmën e tyre në Itali

Ata kanë ruajtur fshehtesine dhe kane qene te heshtur për sa i perket planeve rreth martesës se tyre. Por, sipas Daily Mail, Lady Gaga dhe i fejuari i saj simpatik Taylor Kinney janë duke menduar në mënyrë aktive per dasmen e tyre, te cilen planifikojne ta bejne ne Itali.

lady-gaga kinney1Kengetarja e shume hiteve, 30 vjece me 28 mars, thuhet se është shume e etur për të lidhur kuroren ne shtetin europian. Pervec dasmes, ajo deshiron te festoje edhe trashegimine e saj. Stergjyshja e kengetares ka qene italiane, prandaj ajo po kerkon nje vend te bukur ne ndonje fshat italian, per te festuar me kete rast edhe prejardhjen e larget nga Italia.

Nderkohe qe çifti eshte duke shijuar plotesisht fejesen e tyre, po mendojne edhe per te ardhmen se bashku, per diten e marteses, te cilen akoma nuk e kane vendosur. Stefani Joanne Angelina Germanotta, emri i vertete i Lady Gaga, deshiron te beje nje dasme te madhe italiane dhe Kinney deshiron t’i beje qejfin te dashures se tij.

Me zor po presim ta shohim se si do e kete menduar ekstravagantja Lady Gaga dasmen e saj: me siguri qe do jete e vetme ne llojin e saj, nje martese e papare, ne kuptimin e vertete te fjales! femra-moderne.com