Për të gjitha nënat që lindin fëmijën e parë pas moshës 30-vjeçare, ka një lajm shumë të mirë
Fëmijët ndryshojnë rregullat e lojës, pak rëndësi ka sa vjeç je kur i lind, por sipas shkencës, ka një moshë kur do ishte më mirë të ngeleshe shtatzënë nëse do që fëmija të jetë shumë i zgjuar ose i talentuar.
Janë vitet që nisin me 30.
Studimi, i dalë nga London School of Economics, studioi zhvillimin e 18,000 fëmijëve britanikë në vitin e parë të jetës. Konkluzioni? Gratë që ishin bërë mama në të 30-at kishin zakonisht fëmijë më të zgjuar, bazuar në testet konjitive, krahasuar me gratë në të 20-at dhe 40-vjeçaret.
Ja pse: E para, mamatë 30 e ca vjeçare kanë më shumë mundësi të jenë të arsimuara më mirë, të kenë paga më të larta dhe të jenë në marrëdhënie më të konsoliduara. Ato gjithashtu janë më të kujdesshme për kujdesin para lindjes dhe planifikojnë shtatzënitë, sipas studiuesve.
Kështu që vazhdo dhe ruaje këtë gur të çmuar në xhep që ta kesh kur mamaja të ankohet që po të ikën mosha. Ti po pret për një djalë ose vajzë më të zgjuar, thjesht kaq.