Laker e pjekur me limon

Laker e pjekur me limon eshte nje shoqeruese shume e mire per pjatat e mishit. Kombinohet lehte me te gjitha llojet e mishrave.

Nese shpeshhere e gjeni veten duke vrare mendjen se si ta gatuani lakren, ne nje menyre tjeter nga e zakonshmja, atehere ja vlen ta provoni kete recete. Per me teper, nese jeni pjese e atij grupi qe i pelqeni lakrat, me siguri qe do ta pelqeni dhe do ta ribeni kete recete.

Perberesit per 3-4 racione:

  • 1 laker mesatare
  • 2 luge gjelle vaj ulliri
  • 2-3 luge gjelle leng limoni i saposhtrydhur
  • Kripe dhe piper te sapobluar
  • Feta limoni per zbukurim

Menyra e pergatitjes:

  • Parangrohni  furren ne 230 grade C. Lyeni nje tave jongjitese me pak vaj ulliri.
  • Pritni koken e lakres ne 8 pjese te barabarta. Me kujdes pritni pjesen e trungut dhe vendosini ne tave.

laker e pjekur ok1

  • Ne nje tas te vogel perzieni vajin e ullirit me lengun e limonit. Nese ju pelqen shume lengu i limonit, mund te shtoni sasine e tij. Me pas me ndihmen e nje furce kuzhine, lyeni cdo laker. Tani shtoni kripe dhe piper te sapobluar.
  • Kthejini lakrat me kujdes nga ana tjeter dhe perseritni veprimin, duke lyer secilen laker me salcen e pergatitur.

laker e pjekur ok2

  • Futni taven ne furre dhe piqini lakren per 15 minuta ose derisa te marri nje ngjyre te arte. Me pas kthejini me kujdes qe te piqen edhe ne anen tjeter per 15 minuta te tjera.
  • Sherbejini te ngrohta me feta limoni ne ane.

laker e pjekur ok3

Shpresojme t’ju pelqeje!

Sic e shikoni, eshte shume e thjeshte per t’u gatuar dhe pervecse nje menyre “ndryshe” per te shijuar lakren, do keni mundesi te merrni gjithe vlerat ushqyese te saj. Nese konsumoni laker, ju i siguroni organizmit nje sasi te mire te vitamines C, sulfurit, fibrave dhe beta-karotenit. Lakra, pervec vitaminave dhe mineraleve qe i fal organizmit, ndihmon edhe në humbjen e peshës. Lakra nuk ka shumë kalori, por ka shume elemente te tjera të shëndetshme.