Ja pse duhet ta lani gjithmone shalqirin dhe pjeprin para se t’i konsumoni

Para se t’i konsumoni shalqirin dhe pjeprin duhet t’i lani mire lekuren me detergjent dhe furce. Ja pse…

Shalqirin dhe pjeprin, dy frutat aq te dashura te veres, i kane lidhur me semundjen e Listerise. Listeria eshte nje mikrob i cili mund të rritet në temperaturat e frigoriferit. Meqenëse ky mikrob jeton në lëkurën e jashtme, keshillohet qe t’i lani halqirin dhe pjeprin nën ujë të rrjedhshëm dhe t’i pastroni me një furçë enesh përpara se t’i pritni dhe t’i konsumoni. T’i pritni keto fruta pa ja lare mire lëkurën, mund të përhapë bakteret nga jashtë frutit në brendësi.

shalqirin dhe pjeprin 2

Ndryshe nga mikrobet tjera, Listeria jeton ne temperatura te uleta. Nuk ka erë apo shije dhe vetëm nxehtësia mund ta vrasë atë. Por nëse ushqimi i nxehtë ftohet, Listeria mund të zhvillohet përsëri, sipas FDA.

Kush jane me te rrezikuar?

Duket se ky infeksion prek me se shumti grate shtatzena dhe te porsalindurit e tyre, te moshuarit nga 65 vjec e lart dhe njerez me sistem te dobet imunitar, shkruan Centers for Disease Control and Prevention.

 

Rekomandime per te gjithe:

  • Lajeni mire lekuren e shalqirit dhe pjeprit.
  • Konsumojeni menjehere frutin e prere ose ruajeni ne frigorifer.
  • Shalqirin dhe pjeprin e prere ruajeni ne temperature 5° C ose edhe me ftohte, dhe jo me shume se 7 dite.
  • Hidhini ne plehra copat e shalqirit ose pjeprit qe jane prere dhe kane qendruar ne temperature ambjenti per me shume se 4 ore.

femra-moderne.com