Ky caj bimor eshte nje menyre natyrale per te shpetuar nga renia e flokeve, por edhe per te nxitur rritjen e shpejte te tyre.
Kjo bime jo vetem qe i jep shije te mire pjatave te ndryshme ne kuzhine, por eshte edhe nje caj shume i mire. Behet fjale per rozmarienen, e cila eshte nje burim i mire i hekurit, kalciumit dhe vitamines B6. Mund te perdoret edhe e fresket, edhe e thate.
Rozmarina eshte një bime shume efektive edhe kundër rënies së flokëve dhe rritjes se shpejte te tyre. Nje infuzion i thjeshte i cili pergatitet ne kushte shtepie, është një zgjidhje e lehtë, ekonomike dhe natyrore, te cilen mund ta perdorni per probleme te ndryshme me floket dhe lekuren e kokes. Duke rritur furnizimin me gjak të lëkurës se kokes, rozmarina ndihmon rritjen e flokëve.
Si përgatitet maska me çaj rozmarine
- Hidhni ujë në tenxhere dhe vendoseni të valojë. Filkni zjarrin dhe shtoni nje luge caji me gjethe rozmarine, mbulojeni me kapak dhe lereni ne infuzion per 10-15 minuta. Filtroni cajin dhe aplikojeni ne rrenjen e flokeve dhe mbajeni per 10-15 minuta.
- Nje menyre tjeter per te perfituar nga vlerat e rozmarines per rritje te shpejte te flokeve, eshte duke e perdorur si shpelares. Pasi te keni lare floket dhe koken si normalisht, shpelajeni me caj rozmarine.
Efekte te tjera mireberese te rozmarinës tek flokët
- Rozmarina rregullon zbokthin
- I ben flokët me shkëlqim dhe më të bukur
- Redukton yndyren e flokeve
- Vonon daljen e thinjave
- Stimulon rritjen e flokeve
- Redukton renien dhe humbjen e tepert te flokeve