Larja e dhembeve mban zemrën te shëndetshme

shutterstock

Moslarja e dhëmbeve mund te çojë në probleme serioze me zemren.

Sipas shkencetarëve, bakteret e gojes mund te shkaktojnë endokarditis infektiv, një çrregullim i rralle qe dëmton zemren.

Studimi tregon se bakteri me emrin streptokukus gordonii mund te hyjë ne gjak përmes mishrave te dhëmbëve duke shkaktuar probleme te renda per shëndetin.

‘Daily Mail’ publikon se shkencetaret britanikë dhe irlandezë po punojne per prodhimin e ilaçit qe ndalon endokarditisin infektiv.

Shkencetaret shprehen se eshte shume e rendesishme qe njerezit te lajne dhembet dy here ne dite.

femra-moderne.com

Start typing and press Enter to search