Po vrisni mendjen per te gatuar ndonje gje te re me laker? Ja nje recete qe do t’ju pelqeje vertete…
Te gjithe i dini vlerat e shumta shendetesore qe ka lakra, por menyrat per ta gatuar nuk jane aq te shumta. Prandaj ndoshta jeni kufizuar duke e konsumuar ne sallate, si turshi, gjelle ose japrak.
Gjethet e lakres ne kete recete nuk jane vetem nje zevendesues i mire per petat e lazanjes (gje shume e mire per ata qe ndjekin nje diete me pak karbohidrate), por i japin pjates nje shije te vecante dhe unike.
Per nje tave me permasa 22 x 30 cm dhe 5 cm thellesi
Perberesit per 8 persona:
2 lakra (rreth 1,3 kg)
400g djathe mocarela e grire
100 g djathe Parmixhano e grire
400 g mish vici i grire
300 g mish derri i grire
5 luge gjelle me vaj ulliri
200-250 g salce beshamel.
Menyra e gatimit:
- Ndajini gjethet e lakres dhe lajini me uje te ftohte. Me pas shtojini pak kripe dhe gatuajini ne avull qe te zbuten. Lerini te ftohen. Hiqni pjesen e forte te gjetheve duke perdorur nje thike te mprehte, me kujdes qe te mos i prishni formen.
- Ngrohni vajin e ullirit ne nje tigan te madh, shtonje nje thelpi hudher dhe mishin e grire. Rregullojeni me kripe. Gatuajeni derisa mishi te behet kaf.
- Pergatisni beshamelen. Ndiqni menyren e pergatitjes ne kete post: Beshamela e bere vete (ne versionin light).
- Merrni taven per lazanja dhe shtroni nje leter gatimi. Filloni me venien e gjetheve te lakres, perhapni nje shtrese te holle me beshamel, nje luge mjafton. Vazhdoni me mishin e grire, djathin mocarela te grire dhe pak djathe parmixhan. Mbulojeni me gjethe te tjera lakre, shtypini lehte qe te ngjeshet pak. Vazhdoni me rradhe te gjithe perberesit derisa te mbushet tava.
- Siper vendosni gjethe lakre dhe salce beshamele. Mbulojeni taven me leter alumini dhe futeni ne furren e parangrohur ne 200 ° C. Gatuajeni per 1 ore. Hiqeni letren e alumit 10 minuta para perfundimit te gatimit, ne menyre qe te marri nje ngjyre te arte siper.
- Lereni te pushoje 20 minuta para se ta pritni dhe sherbeni.
Keshilla:
- Nese nuk keni mundesi t’i gatuani ne avull gjethet e lakres, ziejini ne uje te valuar dhe te kripur per 5 minuta. Kullojini dhe me pas thajini me leter kuzhine ujin e tepert.
- Nje menyre tjeter per ta mbushur lazanjen me gjethe lakre eshte duke pergatitur nje kime me mish te grire, qepe, presh dhe oriz.
Po ju a e keni gatuar ndonjehere lakren ne kete menyre? Na tregoni receten tuaj ne komente.