Një qershori është dita ndërkombëtarë e fëmijëve. Fëmijët e të gjitha moshave kërkojnë që sot të jenë të lumtur dhe ta festojnë këtë ditë me prindërit dhe moshatarët.
Më shumë se një ditë festive, 1 qershori duhet menduar edhe si një ditë sensibilizimi, për t’i thënë jo dhunës dhe abuzimit ndaj fëmijëve. Është dita kur vetë fëmijët ngrenë zërin për të drejtat e tyre, por në ndryshim nga të rriturit, protesta e tyre bëhet me lojra festive.
Origjina
1 qershori e ka origjinën nga Shtetet e Bashkuara dhe Kina. Dita e fëmijëve u vendos në datën 1 qershor, sepse në këtë datë është mbajtur Konferenca Botërore e Mirëqënies së Fëmijëve në Gjenevë, në 1925. Në vitin 1925 konsulli i përgjithshëm Kinez në San Francisko mblodhi së bashku një numër të konsiderueshëm femijësh jetim Kinezë të celebronin në festivalin e Anijes së Dragoit. Kjo gjë koniçidoi të ishte në të njëjtën ditë me konferencën. Festa e 1 qershorit filloi të festohet pas dy vitesh.
Shumë vende të botës e kanë pranuar atë si festën ndërkombtare të fëmijëve dhe realizojnë festime, të cilat kanë si qëllim të rrisin vëmendjen në drejtim të mirqenies së tyre.
Kjo ditë lumturon fëmijët, por dhe prinderit kur shohin buzëqeshjen e ëmbël të fëmijëve të tyre.