Lëkura e shegës si produkt bukurie

Mos e hidhni lekuren e sheges. Ato nuk jane vetem per t’u thare dhe konsumuar si caj, por mund të përdoren edhe si produkt bukurie.

Parandalon puçrrat dhe aknet

Lëkura e shegës ka veti shëruese, prandaj mund të luftojë puçrrat, aknet dhe skuqjet në lëkurë. Ajo është e pasur me antioksidues të ndryshëm që luftojnë bakteret dhe infeksionet e tjera.

Maska me lekure shege per aknet

Thani  lëkurën e shegës. Më pas i piqni pak tek një tigan. Pasi të ftohen i bluani derisa te behet pluhur. Shtoni lëng limoni ose ujë trëndafili aq sa te krijohet nje mase kremoze. Nese doni mund t’i shtoni pak kos. Aplikojeni pastën në fytyrë, sidomos aty ku keni akne, puçrra ose pika te zeza. Lëreni të thahet për pak kohë dhe në fund e lani fytyrën me ujë të vakët.

Parandalon rrudhat dhe shenja të tjera të plakjes

Studime të ndryshme kanë treguar se kur përzihen ekstraktet e lëkurës së shegës me vajin e farave, mund të krijojnë një maskë që parandalon enzimat të thithin kolagjenin dhe ndihmojnë në rritjen e qelizave të shëndetshme të lëkurës. Në këtë mënyre parandalohet dalja e shpejtë e rrudhave dhe shenjave të tjera të plakjes.

Maske me lekure shege kunder plakjes

Përzieni pak qumësht me dy lugë gjelle pluhur lëkurë shege të tharë në diell. Mund të shtoni ujë trëndafili në vend të qumështit nëse keni fytyrë të shëndetshme. Aplikojeni maskën në fytyrë dhe lëreni derisa të thahet. Në fund e lani fytyrën me ujë të vakët.

Ruajeni pudren e perftuar nga bluarja e lekures se sheges ne nje kavanoz qe mbyllet mire dhe perdoreni sipas nevojes

Vepron si një mbrojtës natyral ndaj diellit

Lëkura e shegës ofron agjentë që mund të mbrojnë lëkurën nga dëmtimet e rrezeve të diellit, duke shmangur kështu zhvillimin e kancerit të lëkurës.

femra-moderne.com