Lëngu i shegës parandalon dhe kuron keto sëmundje

Sipas studimeve, lëngu i shegës eshte nje ndihme e madhe ne luften kunder kancerit te mushkerive, prostates dhe gjirit, por jo vetem kaq…

Ne nje nga studimet per kete frut, eshte vene re se lengu i shegeve qe perftohet nga shtrydhja, ka rezultuar te ngadalesoje rritjen e mases tumorale ne mushkeri, ne minj ekpserimental. Ky efekt eshte i lidhur me forcen e madhe antioksiduese qe ka shega, e cila gjendet pikerisht te ngjyra e kuqe e saj dhe ul inflamacionin. Mendohet qe sheget kane me shume fuqi antioksiduese se sa vera e kuqe dhe caji jeshil.

Lexoni edhe: 10 ushqimet me te mira qe parandalojne kancerin

Deri me sot, kanceri i mushkerive eshte kanceri qe vret me shume nga te gjithe llojet dhe per kete arsye, ky rezultat eshte nje lajm shume i mire. Sidomos per personat qe jane duhanpires, pasi rreziku qe ata te preken nga kjo semundje eshte shume here me i madh, ne krahasim me ata qe nuk pine duhan.

Kanceri i mushkërive nuk eshte i vetmi qe duket te parandalohet nga sheget, ato veprojne fuqishem edhe kunder kancerit te prostates dhe atij te gjirit.

Sasia e nevojshme e konsumit te ketij fruti, ne menyre qe te perftohen keto perfitime eshte e barabarte me 2-3 gota leng ne dite.

Lexoni edhe: Sheget: Si t’i zgjedhim dhe konsumojme (Video)

Shega eshte nje frut me force antioksiduese te rralle. Ne saje te kesaj force, ajo mbron organizmin nga shume faktore te rrezikshem, sic jane radikalet e lira qe prodhohen ne organizem natyrshem dhe qe shtohen se tepermi nga menyra abuzuese e jeteses si duhanpirja, alkoli, ajri i ndotur, kequshqyerja dhe predispozita gjenetike.

Eshte zbuluar se lengu i sheges i kombinuar me 2-3 hurma Arabie ne dite, mund te ofroje nje mbrojtje teper efektive kunder semundjeve te zemres dhe hemoragjise cerebrale

Lexoni edhe: Si te pergatisni recel shege ne shtepi

femra-moderne.com