Lëpjeta renditet në rradhët e barishteve më të shëndetshme për njeriun. Ajo i ngjan shumë spinaqit, jo vetëm në vlera, por edhe në pamje.
Lëpjeta është e pasur me vitamina A, B9 dhe vitaminë C, është një burim i pasur i mineraleve si potasi, magnezi, sodium, hekuri dhe kalciumi. Lëpjeta është shumë e pasur me fibra dhe mund ta konsumoni të gjallë ose të thatë. Përveç gatimeve ju mund ta përdorni atë për të bërë çajra të ngrohtë ose të ftohtë. Disa prej përbërësve biologjikë të lëpjetës janë efikasë në trajtimin dhe parandalimin e një sërë sëmundjeve si: tensioni i lartë, diabeti dhe sëmundjet e zemrës. Duke qenë se kjo barishte është e pasur me acid oksalik, ajo mund të mos jetë zgjedhja e duhur për të gjithë, veçanërisht për ata që vuajnë nga reumatizma, gurët në veshka dhe problemet me fshikëzën.
Per cfare ben mire Lëpjeta?
Tensioni i lartë: Ekspertët rekomandojnë pirjen e çajit të lëpjetës për të ulur tensionin e gjakut, veçanërisht tek pacientët që vuajnë edhe nga diabeti i tipit-2. Studimet kanë treguar që nëse pini dy ose tre filxhanë çaj lëpjete në ditë do të arrini të ulni nivelin e tensionit të gjakut në mënyrë të ndjeshme. Shkencëtarët kanë identifikuar elementin përgjegjës që arrin të ulë tensionin e lartë të gjakut. Bëhet fjalë për anthocianinën që gjendet në sasi të larta tek lëpjeta.
Radikalet e lira: Flavonoidët që gjenden tek kjo barishte janë shumë të mira për të parandaluar disa lloje sëmundjesh kancerogjene. Flavonoidët ndihmojnë në shkatërrimin e qelizave të këqia në organizëm dhe parandalojnë përhapjen e mëtejshme të kësaj sëmundjeje. Ato janë gjithashtu shumë të mira për të forcuar sistemin imunitar. Dy elementët më të fortë të çdo kure kundër kësaj sëmundjeje, acidi oksalik dhe klorofili gjenden tek lëpjeta.
Flokët: Lëpjeta është një kurë natyrale për flokët e thatë dhe të dëmtuar. Ajo ka gjetur përdorim të gjërë në produktet e flokëve pikërisht për këtë arsye. Ekspertët besojnë që lëpjeta ndihmon të mbajë nën kontroll rënien e flokëve, sidomos nëse aplikohet në zonat përkatëse ku rënia ka filluar. Ndaj, nëse keni probleme të tilla përdoreni lëpjetën si një kurë mjaft të mirë.
Lëpjeta përmban antioksidantë të fuqishëm që parandalojnë plakjen e parakohshme. Gjethet e thata të lëpjetës përdoren për të trajtuar irritimet e lëkurës, kruarjeve dhe etheve.
Çaji i lëpjetës është një kurë natyrale për gurët në veshka dhe verdhëzën.
Lëpjeta është një pastrues natyral që shërben në trajtimin e problemeve si konstipacioni.
Lëngu i gjetheve të lëpjetës përdoret për trajtimin e sëmundjeve të ulçerës.
Lëpjeta ndihmon në kurimin e infeksioneve në traktin urinar, hemoragjive, skorbutit, inflamacionit kronik të fytit etj.
Eshtë një ushqim shumë i mirë për gratë për shkak të përmbajtjes së një sërë elementësh të dobishëm. Duke qenë se ajo është një burim i pasur me kalcium, lëpjeta është e mirë për të ruajtur shëndetin e kockave dhe parandaluar probleme si osteoporoza.
Kur nuk duhet ta konsumoni
Lëpjeta është një prej barishteve që duhen shmangur gjatë ushqimit me gji të fëmijës, sepse mund të zvogëlojë sasinë e qumështit të gjirit dhe mund të çorodisë nevojat ushqimore të foshnjës. Por nëse kërkoni të reduktoni fluksin e qumështit të gjirit, atëherë mund ta përdorni lëpjetën.
Burimi: Agroweb