Prinderit duhet t’i mesojne femijet te perballen me problemet e tyre sa me shpejt te jete e mundur, keshillojne psikologet.
Të mbrosh fëmijën nga çdo presion është pjesë e natyrshme e prindit, por ekspertët e prindërimit paralajmërojnë se zgjidhja e problemeve të fëmijës suaj mund t’i kthejë atë më lehtësisht në tabelë qitje për të tjerët.
Ne fillim ishte ai femija mistrec qe ngacmonte vogelushin tuaj ne kendin e lojrave. Keshtu qe ju vrapuat menjehere duke e hequr te voglin nga ai vend. Dhe me pas nje vajze dashakeqe e klases qe ngacmonte vajzen tuaj per canten me princesha, duke i thene se princeshat jane per bebe. Ju menjehere telefonuat mesuesen per t’u ankuar. Nje tjeter situate: femija juaj eshte i pari i klases, por ne vend qe te duartrokitet nga shoket, tallet.
“Nëse prindi gjithmonë përfshihet, kjo nuk ka për të patur fund ndonjehere. Nese nderhyni cdo here ju do i mësoni fëmijës se jeni ju qe do ia zgjidhni problemet në jetë gjithmone. Ky është një shkatërrim dhe kjo po ndodh më shumë se asnjëherë tjetër më parë” – thotë Michael Bradley, psikolog. “Ne kemi një rritje me 400-500% të ankthit dhe sjelljeve vetëvrasëse tek adoleshentët në pesë dekadat e fundit. Dhe një nga arsyet është fakti se prindërimi po shkon në drejtime të skajshme. Prindërit janë të papërfshirë ose prindërit zgjidhin gjithë betejat e fëmijëve, dhe këto dy lloje prindërish janë një shkatërrim.”
E mesmja e arte
“Magjia qëndron në mes” – tha Bradley. Por është e vështirë që një prind të përcaktojë ku është mesi, sepse mesi ndryshon në varësi të moshës dhe fazës së zhvillimit të fëmijës. Bradley sugjeron që prindërit të fillojnë të mësojnë fëmijët të jenë të zotët e vetes sa më shpejt të jetë e mundur. Pra, nëse ata gjenden në probleme, mos vraponi t’u jepni zgjidhjen, por verini të mendojnë për zgjidhje duke iu bërë pyetje të ndryshme.
“Lerini femijet t’i gjejne vete pergjigjet e tyre dhe te krijojne pyetje te reja” – vazhdon Bradley. Nese femija juaj mendon se zgjidhja me e mire eshte te grushtoje femijen tjeter, ju pyeteni se cfare pasojash mund te kete ky veprim. Nje menyre per te ndihmuar femijet te behen te zotet e vetes, efektivisht eshte gjate betejave qe ju keni me to. Keshtu thote Lucie Hemmen, psikologe kliniciste dhe autere e librit “Prinderimi me nje vajze adoleshente”.
“Femijet diskutojne me ju pjeserisht sepse po praktikojne nje aftesi te re. Detyra juaj eshte qe te mos “fitoni” debatin me karten tuaj te prindit. Jepni reagime në lidhje me çfarë është ne rregull dhe çka nuk është, në menyren e komunikimit te adoleshentit tuaj” – thote Hemmen.
Per me shume ju ftojme te lexoni artikullin e plote duke klikuar ketu.