Leter: Burri im me terrorizonte!

“Burri im me terrorizonte!” Nje grua na tregon per eksperiencen e saj se si i shoqi abuzonte emocionalisht me te. Kjo ndodhi pasi ishin martuar dhe kishin nje femije bashke.

“U martova me nje burre abuziv. U dashuruam, bleme nje shtepi, u martuam dhe u beme me femije – te gjitha keto per nje periudhe te shkurter kohore. Por gjithcka dukej shume romantike.

Miqte e tij me paralajmeruan si me shaka per temperamentin e tij te keq. Megjithate une nuk e pashe asnjehere te tregohej agresiv. Pas nje viti ai filloi te behej abuziv ne menyre verbale, duke me bertitur ne sy.

Pasi lindi vajza jone, ai u be edhe me pak tolerant ndaj meje. Nuk donte qe ta ushqeja beben me gji dhe nuk me lejonte te dilja me shoqet ose te bashkohesha ne ndonje aktivitet. Nuk me lejonte te bleja asgje vete, o do t’i zgjidhte ai, o do ishin shume te lira.

Gradualisht filloi te me ulte dhe ofendonte, kritikonte menyren se si po rrisja vajzen. Neqoftese i ktheja fjalen, fillonte te hidhte gjera sa andej-ketej.

Kur i thoja se do largohesha bashke me vajzen, me kercenonte se do ta shembte shtepine.

Kontrollonte cdo levizje timen. Gjithe ajo siguri qe kisha ne vete filloi te venitej. Fillova te kisha frike nga ai. Por me teper kur hiqej si perfekt ne sy te te tjereve. Sillej normal dhe i dashur, dhe si “hero” qe po punonte aq shume per te na mbajtur mua dhe vogelushen. Sillej si baba dhe burre i mrekullueshem.

Por gjerat sa vinin e perkeqesoheshin keshtu qe vendosa te ndahesha. Por u ktheva prape tek ai sepse u ndjeva fajtore. Me kercenonte se do vriste veten, se nuk jetonte dot pa mua. Nxirrte justifikime, gjasme kjo sjellje i vinte sepse lodhej shume ne pune, qe neve te mos na mungonte asgje. Sipas atij, lindja e vajzes na kishte vene nje pengese ne marredhenien tone. I thash qe do filloja punen, qe ai te mos lodhej aq shume, por jo. Insistonte se vendi me i mire per mua ishte te qendroja ne shtepi.

Me kalimin e kohes familjaret e mi nuk ishin te lejuar te vinin ne shtepine tone per vizite. Justifikohej se ishte i stresuar dhe i lodhur nga puna dhe “s’kishte nerva”.

Si pasoje, pasi u be edhe nje here agresiv, duke me bertitur ne mes te nje qendre tregtare sepse i kerkova te futesha ne nje dyqan (dhe ai nuk donte), vendosa ta le njehere e mire.

Ndihem keq qe martesa ime deshtoi, por me mire keshtu sesa te jetosh me nje anormal (se s’dua te them psikopat).”

A jeni te abuzuar emocionalisht nga partneri juaj? Keto shenja ju tregojne.

femra-moderne.com