Leter: Jam akoma i nevrikosur me gruan time, qe me ka tradhtuar…

Jam akoma i nevrikosur me gruan time, qe me ka tradhtuar…

Kemi njezet vjet qe jemi martuar. Asnjehere nuk me ka bere te dyshoj per besnikerine e saj, sepse gjithmone ka qene tip konservativ, por ja qe nuk paska qene e thene… Edhe pse jam natyre xheloze, asnjehere nuk kam menduar se ajo do me tradhtonte.

Nje dite, ndersa po shikoja celularin e saj, lexova nje bisede qe kishte bere me nje koleg pune. Biseda dukej mese e pafajshme, derisa lexova fjalet qe i kishte shkruar ajo “Shpresoj te jesh duke menduar akoma per mua” dhe perfundonte me nje “Te dua”. Sigurisht qe nuk e mbajta brenda, por ja perplasa direkt ne fytyre. Ajo e pranoi dhe me tha se ishin biseda te 4 muajve me pare… Nuk ika nga shtepia, i mara telefonin, edhe pse nuk zgjidha gje.

Ajo me tha se s’kishin patur kontakte fizike, se kishin ndermend te takoheshin nje dite jashte orarit te punes, por qe nuk e kishin realizuar. Premtoi se kishte marre fund dhe se s’do kontaktonte me me te.

Por pasi te eshte futur dyshimi, veshtire te largohet. Keshtu nje dite kalova nga puna e saj pa e lajmeruar. I shoh tek dera duke folur se bashku. Nuk doja te beja skena, prandaj vendosa te mos i dal perpara. Ne shtepi i tregova se cfare kisha pare. Prape me premtoi se nuk do t’i fliste me. Por une i thash se do largohesha nga shtepia dhe do ta lija. M’u pergjerua te mos ikja.

Pas dy vitesh tashme, historia perseritet. Nderkohe qe ajo ishte ne dush, marr telefonin e saj dhe kontrolloj telefonatat. Gjejeni cilin numer pash tek thirrjet qe kishte bere? Numri i atij. Ate person qe me kishte premtuar se s’do t’i fliste me kurre, e kishte telefonuar vete.

Sigurisht qe nuk e prisja. Gjate ketyre dy viteve te fundit eshte treguar shume e dashur dhe e afrueshme. Ndoshta sepse nuk do qe te divorcohet. Edhe pse me ka bere te ndihem keq, dhe une e kam trajtuar keq qe nga ajo kohe, sepse i kam mbajtur inat, e kam per zemer. Kemi dy femije bashke dhe jemi martuar me dashuri. Por besimi tek ajo vajza me te cilen u dashurova, me ka ikur. Ndoshta nga pamja dukem i forte, por brenda vetes jam i shkaterruar dhe nuk di si te veproj.

Faleminderit per mendimet dhe sugjerimet.

femra-moderne.com