Leter: Jam viktime e dhunes familjare qe ne femijeri

Diten e kaluar publikuam nje leter te nje vajze e cila rrefente se ishte kercenuar te dhunohej nga bashkeshorti. Ajo kerkonte te shprehej dhe te merrte mendime se si te veponte. Menjehere pati shume reagime nga ata qe lexuan fjalet e saj, dhe ne ju falenderojme per ndihmen qe i keni dhene. Mbi te gjitha ne raste te tilla duhet te behemi mbeshtetje per njera-tjetren.

Nderkohe nje vajze na dergon ne inbox nje mesazh te gjate dedikuar zonjes se letres, duke treguar edhe rastin e saj personal. Ne i kerkuam ta publikonim ne menyre anonime, ne menyre qe ta lexojne te gjithe, por edhe per te treguar se sa e perhapur eshte dhuna ndaj femrave ne Shqiperi.

Ja cfare shkruan ajo:

Pershendetje,

Doja t’i shkruaja zonjes qe kishte derguar leter dje duke treguar se ishte kercenuar nga burri.

Une per mendimin tim i keshilloj te marri femijet nese ka, dhe nese jo akoma me e lehte, dhe te ndahet sa me shpejt nga burri sepse nje njeri i tille vetem se me keq do behet, nuk behet kurre me mire ose edhe mund te behet me mire, por do jete teper vone pasi ajo do kete kaluar jeten e saj nje ferr te vertete.

Une qe po ia them kete jam vete viktime qe ne femijeri, e dhunes familjare dhe jam rritur deri ne moshen 20 vjecare ne menyre te tille, duke pare mamin tim cdo dite te dhunohej nga babai im, nuk arrinte t’i zbardhej njeri sy dhe i nxihej tjetri, apo krahe te thyer, e te binte pa ndjenja ne toke, qe ne ishim te vegjel dhe nuk dinim cfare te benim qe te ndihmonim mamin qe ndodhej ne ate gjendje.

I ktheheshim babit qe te mos rriihte mamin, po ai nuk kishte te ndaluar, me vinte ta vrisja kur bente ashtu, sa arrita une u hodha nje dite nga ballkoni i katit te dyte, qe dola e therrita policine qe erdhen e moren babin. Eeeh…, c’m’u kujtuan! Etj. etj.

E si perfundim sot e kesaj dite, qe para disa vjetesh, arrtiem e ndihmuan babin te dilte nga ajo gjendje, me kurime te ndryshme, neper spitale ,e shume mbeshtetje psikologjike dhe ia arriti, dhe eshte shume mire, por mami im kaloi gjithe jeten e saj nje ferr te vertete, si dhe ne femijet po ashtu, qe sado i fshehim keto dhe mundohmei t’i harrojme, por prape nuk fshihen nga jeta jone dhe kurre nuk do behet.

Kemi kaluar nje femijeri te pakendeshme fare, me te qara e me dhimbje sa nuk imagjinohet.

Fatmiresisht une kam fatin te kem nje burre shembullor, me ne fund pas gjithe atyre qe kam kaluar.

Me falni qe u zgjata, por qellimi im eshte t’i vij ne ndihme zonjes qe shkruante se burri e kishte kercenuar ta rrihte, t’i japi drejtim tani sa nuk eshte vone.  Zonje e dashur, mire do besh te bisedosh me prinderit e tu, se jane te vetmit qe te duan me shume se kushdo dhe dhimbja jote do behet me e lehte kur te ndihesh qe nuk je vetem ne gjithe kete dhe sigurisht qe do te te ndihmojne dhe do te mbeshtesin ne cdo vendim qe do marresh. Ty nuk te lidh asgje me ate njeri dhe nuk e meriton nje jete te tille prane atij njeriu.

Jeta eshte e shtrenjte dhe vetem nje here ke mundesi ta jetosh, e mos e hidh poshte, mos ia moho vetes nje jete me te mire, qetesohu dhe merre jeten tende ne dore ti, se tani qe je me te e ka ai, perderisa te trajton ne menyre te tille. Mblidh forcat e tua, qe jam e sigurte qe do ia dalesh mbane, dhe thyeje heshtjen, je ti ajo qe e komandon veten dhe jeten tende, askush tjeter.

Jam me ty shpirterisht, te kuptoj shume mire si ndihesh, vepro tani sa nuk eshte teper vone.

Te njejtat fjale i them edhe cdo gruaje dhe vajze tjeter qe vuan te njejtin fat te keq.

femra-moderne.com