Leter nenes qe me kerkon te vras femijen qe mbaj ne bark…

Nga Nertila Marku 

(Frymezuar nga dhimbja e vajzes shtatzane qe po mbaj ne shpi)

Nene!

A mban mend kur ndjeje tek levizja une ne barkun tend?
Ashtu e ndjej cdo dite femijen tim! Po, po! Ate femije qe lufton bashke me tjeret te ma vrisni!
A kisha une faj nese ndonjehere pate konflikt me babin tim?
Atehere cfare faji ka femija im qe duhet te sakrifikohet me vdekje sepse babai i tij s’do t’ja dije me per martesen tone, ndersa ju doni t’ja dini vetem te me gjeni nje burre te rradhes… Ky burri i rradhes dashka te martohet me mua nese vras femijen tim!

Nene, a nuk te dhembi kur me pe duke ikur nga dera me valixhe, per te shpetuar femijen tim?
Jam ulur ne stacione e kam qare!
Dikush me pyeti: “A ke folur me nenen si femra femres?”
Nese une te flas si nena ime, a eshte e nevojshme te flas si femer?
Kam filluar te dyshoj Nene, te dyshoj nese eshte me e madhe fjala Femer apo Nene!
Prej teje Nene!

Nese do te kisha ty ne krah te femijes tim, do isha femra me e lumtur ne bote!
Nuk do kisha nevoje per asnje burre, asnje grua, asnje tjeter moralist/e….

E kam gjetur nje strehe Nene, nje nene tjeter dhe e re, po me mban ne shtepi, kur qaj per sjelljen tende, ajo preket teper dhe s’mund ta kuptoje. S’mund ta besoje se po luftoni te me vrisni femijen per te me gjetur burre tjeter pse deshtoi martesa ime.

Une do iki Nene, do iki larg me femijen tim.

Nese do te marre malli per mua, kujtoje gjithmone sesi ishte kur te levizja une ne bark dhe cfare do beje ti nese dikush, disa, do te te turreshin te me vrisje pa vullnetin tend…
Por Nene, ti me vrave! Per shkak te mentalitetit vrases te nje vajze qe duhet te jete nene beqare, me vrave!
Me vrave me femije ne bark!

Kur ta linde do me pyese per gjyshen…
Cfare do qe t’i them?
Kam frike t’i them, se ti nuk je me….


Historia

Eshte nje vajze e zgjuar dhe shume e bukur, e vendosur per jeten, fiks sipas moshes qe ka (mbi 25) dhe shpirtmadhe. Nderkohe qe kish patur nje martese te pare (ish bashkeshorti i pare nuk jeton me), martohet me babain e femijes qe pret te linde. Martesa e dyte deshtoi shpejt, pasi bashkshorti paska prej vitesh nje lidhje tjeter nga e cila nuk mundi te heqe dore. Tashme e pranuar si situate.

Vajza po shantazhohej nga familjaret qe te abortojne femijen. Ata s’mund te pranonin te ishte nene beqare ne fshat verior. Sipas tyre, meqe barku nuk i duket akoma, le te abortoje. Kjo ishte mundesia te vijonte jeten me mire pa femije. Madje i kane gjetur burre tjeter, me te cilin mund te martohet nese heq femijen. Ajo e ndjen femijen qe po i leviz ne trup, por edhe sikur te ishte me heret, ajo nuk donte ta abortonte. Babai i femijes i thote ta heqe pasi nuk e do me ate martese qe zgjati pak muaj. 

Te vjen te plasesh, sesi i kane gjetur burre ne kembim te vrasjes se femijes! Thjeshte dhemb!

femra-moderne.com