Leter: Pres djale pas dy vajzave, por mjeket me thone qe duhet ta abortoj…

Leter per Mama & Bebe
Pershendetje te gjitha nenave. Kam nje hall te madh qe askush s’mund te ma zgjidhi, por vendosa te shkruaj ketu, mbase fjalet tuaja me ndihmojne te marr vendimin e duhur.
 
Si fillim, nese jeni nena te reja dhe me gji, ose jeni shtatzena ju lutem mos e lexoni hic, se s’dua t’ju ligeshtoj.
 
Pas dy gocave me ne fund pres nje cun. Jam gati ne muajin e katert. Ne familjen tone s’ka gezim me te madh se si veriore qe jemi cunat i duam shume.
Problemi im eshte qe me doli nje si pucerr e madhe ne gjoksin e majte dhe doktoresha me keshilloj te bej nje mamografi. Me ka dal gje e keqe. Duhet te bej nje biopsi per te pa se cfare eshte, edhe pse doktori me tha se nga eksperienca mendon se duhet te heq gjirin dhe mund te jete prekur edhe sqetulla.
Meraku im esht per beben, s’dua te bej abort, edhe pse me thone se do kete shume probleme per mu dhe per te qe te perballojme operacionin dhe terapite. Mjeku m’tha se mund ta mbaj. Nje doktorreshe me keshilloi te bej abort dhe pasi te behem mire te bej nje femi tjeter. Po ku ta di une qe do bej prap cun???
I thash qe du ta mbaj, te mos operohem derisa ta lind, por po me thon se me rrezikohet jeta… Nga nje ane jam gati ta jap jeten per kete femije, nga ana tjeter me dhimbsen gocat se s’dua t’i le jetime… S’e di pse zoti me perballi me kete sfide e s’di a do ja dal. Burri s’me thote asgje, por e kuptoj qe e do cunin patjeter.
Askush nuk me jep mendimin e vet dhe mua me duhet te vendos vete se cfare te bej.
Duke shkrujtur ketu, ne kete komunitet nenash, me beri te ndihem me mire.
Faleminderit qe e lexuat dhe zoti ju ruajt te gjithave, bashke me femijet tuaj.
Anonim ju lutem

Te nderuara zonja, nese keni patur apo degjuar me pare per nje situate te tille, ju lutem jepini mendimin dhe keshillat tuaja zonjes ne fjale. Ta ndihmojme me aq sa dime rreth kancerit te gjirit gjate shtatzanise…