Leter: Pse u ndava nga gruaja me te cilen jam akoma i dashuruar

Pse u ndava nga gruaja me te cilen jam akoma i dashuruar
Cfare ndodh kur rrugetimi i dashurise se vertete nuk shkon sic duhet? Kjo eshte historia e nje burri i cili eshte divorcuar nga gruaja qe ai vazhdon ta dashuroje akoma…
“Ne i dhame fund marteses sone, por ndjenjat nuk me lene te vazhdoj…
Ka disa momente kur kthej koken pas ne te shkuaren jo shume te larget dhe cuditem se si perfundova i ndare. Puna eshte qe une asnjehere nuk kam dashur te divorcohem, po ashtu as Monika, ish gruaja ime. Te pakten keshtu dukej.Ajo donte nje ndarje dhe une perfundova duke menduar te njejten gje, qe kishim nevoje per pak distance nga njeri-tjetri. Martesa jone u kthye ne fantazma idesh se si donim te ishte, por qe nuk u be. Perfunduam me enderrimtare pa endrra. Me fjale te tjera, s’merrnim vesh nga dashuria.

Por asnjehere nuk kam qene dakort per divorc. Edhe pas disa muajsh te ndare nga njeri-tjetri, nuk e kisha ndryshuar mendjen. Vazhdoja te mendoja se do ishim bashke. Por me sa duket nuk ishte njesoj per ish gruan time. Ndoshta as ajo nuk e donte divorcin dhe njekohesisht nuk perballonte dot peshen e marteses.
Por puna eshte se tani nuk ka me shume rendesi.
Dikur kemi qene ne nje lidhje shume te bukur dashurie, dhe pasi u martuam dhe u beme me  tre femije te mrekullueshem, u frikesuam me gjithcka qe po na ndodhte.
Nuk e doja divorcin, por nje dite, pas nje kohe te gjate te ndare, vendosa te firmos edhe une divorcin.
Pse? S’jam i sigurte. Dicka brenda vetes me thonte qe duhej bere. A s’eshte kjo arsyeja me e paarsyeshme per ta bere?!

Vitet e fundit te marteses tone ishin vetem femijet, strese, probleme familjare. Jeta jone u ngurtesua, ashtu sic mund te ndodhe me shumicen e cifteve te martuara.

Nuk dilnim me vetem ne te dy, madje as pushime familjare s’kishim mundesi te benim. Pune, shtepi, ha, fli, tre femije te vegjel njeri pas tjetrit… U perhumbem. Mbase mund t’i shpetonim gjerat… Se dashuria nuk ishte shuar.

Cdo dite e ndjeja veten te pafuqishem, sikur po vdisja pak e nga pak nga trishtimi qe kisha ne zemer.

Nuk e di. Nuk e shpjegoj. Mbase jam thjesht i dobet ose i varur nga te tjeret (nga ajo). Mbase jam nje frikacak i madh, sepse as tani nuk po mundem te bej perpara.

Mendoj se nuk duhet te ishte ky fundi jone.Kur firmosa letrat e divorcit, e bera duke menduar se kjo ishte gjeja e duhur per Moniken.Te gjithe me thone “Lum si ti, tani je i lire dhe mund te besh c’te duash”, por te gjithe ja fusin kot. Kjo s’eshte liri, une jam i burgosur nga ndjenjat e mia. Mbase ajo nuk ndjen me per mua, por dyshoj. Per nje gje jam i sigurte: qe do perpiqem ta bej serish per vete. Dhe kam filluar ta bej. Shpresoj te jemi serish nje familje.”femra-moderne.com