Letra: E dija qe ishte tradhtar, por kete s’e prisja nga ai

Letra: E dija qe ishte tradhtar, por kete s’e prisja nga ai

Eshte nje burre simpatik, gazmor, inteligjent, prandaj e di qe jo kushdo mund t’i rezistoje atij. Edhe pse e dija qe ma kishte dredhur disa here, per mua e rendesishme ishte qe familja jone ishte e bashkuar dhe ne fund te dites ai kthehej tek une. Por gjithe ky durim ka edhe nje arsye tjeter: qe une e doja si e cmendur.

Thjesht nuk e mendoja dhe gjithcka kalonte. Derisa une nuk shikoja gje me syte e mi, ekzistonte mundesia qe te mos ishte e vertete. Por kam gabuar qe nuk kam reaguar atehere kur ishte e nevojshme, pasi gjerat filluan te dalin jashte kontrollit.

“Kush ishte ajo mikesha qe kishit dje ne dreke per vizite?” – me pyeti nje komshie. Kaq duhej dhe une ngriva. Te kishte sjelle dashnoren ne shtepine tone? Ne krevatin tone? Aty ku rrine femijet tane? Po sikur te kete qene dikush nga familja? Jo, s’ka mundesi, do me kishin thene me nje telefonate ose… nuk dija cfare te mendoja! Por vendosa te marr nje jave leje nga puna dhe te qendroja ne shtepi, pa e ditur as femijet e as ai, burri im i dashur.

Dhe nje dite ndodhi ajo qe nuk doja ta besoja, sepse nuk e kisha “pare me syte e mi”. Ndersa ai dhe dashnorja qendronin bashke, une kisha ngrire. As nuk reagoja dot, as nuk qaja dot… Dhimbja e forte qe ndjeja ne zemer me beri te kuptoja se isha gjalle. Po, pikerisht gjalle. Dhe duhet te reagoja. Duhet te vazhdoja jeten time. Bashke me femijet e mi. Larg atij burrit simpatik, gazmor, inteligjent dhe tradhtar.

Tani kam gjetur nje avokate dhe po bej letrat per divorcin. Dhe une s’jam ndjere asnjehere me e lumtur se tani, dhe me e dashuruar se tani… E dashuruar me femijet e mi dhe veten time.

femra-moderne.com