Prej dy vitesh familja ime i eshte kthyer avazit te dikurshem: Qe une te gjej burre e te martohem. Sipas tyre, edhe une si shoqet, duhet te krijoj familje. Fillojne e qajne kur me shohin qe luaj me femijet e vellait dhe motres time, te cilet jane me te vegjel se une dhe jane martuar.
Problemi im eshte se une nuk e kam fare problem te jem e martuar, madje problem im do ishte vete martesa. Ndoshta s’kam takuar akoma njeriun e duhur, ndoshta dhe e kam takuar, por e kam lene te ikte…
Kam patur disa lidhje ne jeten time dhe te gjitha kane perfunduar keq. Mbase kjo mund te jete njera prej arsyeve pse s’dua te dashurohem me kurre: sepse s’me pelqen te vuaj. Tani vetem me pelqen t’i shfrytezoj burrat per interesin tim.
Le pastaj kur shoh shoqet e mia te martuara dhe qe kane femije! Perdite me ankesa, per jeten, per burrin, per femijet, jo vjehrra, jo kunata, jo parate…. Nje here ne te rralle ndodh te degjosh dicka pozitive. Dhe une mendoj: ja vlen ta kaloj edhe une kete?
Mua me pelqen jeta qe bej. Kam nje pune te mire dhe marr nje rroge te mire. Shpeshhere me duhet te udhetoj per pune dhe kjo eshte kenaqesi me vete. Kohen e lire e kaloj me shoqerine ose duke bere shopping. Jeten intime e kam ok, pasi nuk eshte veshtire te kesh te dashur ne ditet e sotme. Pra, mund te them se ndihem grua ne te gjitha aspektet.
E pse u dashka te martohem e te bej femije qe te konsiderohem e plotesuar dhe si gjithe te tjeret? A nuk eshte qellimi i gjithkujt te jete i lumtur me jeten qe ben? Une nuk i bej keq askujt, por me duhet te martohem qe te mos qaje me mamaja ime: a eshte normale kjo?
Pavaresisht se sa here ja them, prinderit e mi prape nuk e kuptojne. E rendesishme per ta duhet te jete qe une bej nje jete te lumtur, jam e kenaqur, nuk vuaj… Si t’i bej qe ta pranojne qe nuk me pelqen martesa?