Letra e dashurise qe Brad Pitt ka shkruar per Angelina Jolie nuk eshte ashtu sic mendojne te gjithe…

Ka vite tashme qe qarkullon neper internet nje leter, e cila supozohet te jete shkruar nga Brad Pitt per bashkeshorten e saj Angelina Jolie, nderkohe qe tani eshte rishfaqur dhe po qarkullon edhe me gjere. Shume njerez e kane marre per te vertet, nderkohe qe nuk dihet personi real qe e ka shkruar kete leter, dihet vetem qe ai nuk eshte Brad Pitt

Kjo eshte letra qe qarkullon ne menyre virtuale per vite me radhe:

“Gruaja ime është shumë e sëmurë. Ajo ishte shumë e shqetësuar për problemet që kishte në punë, dhe madje edhe në jetën private, deshtimet ne pune dhe fëmijët. Ajo ka humbur aq shumë kilogramë! Po, ajo është shumë e dobët… dhe e gjitha kjo sepse ajo qan shumë.

Ajo ka vuajtur nga dhimbje te mëdha koke, zemr dhe shpine. Ajo ishte shumë e lodhur, mezi e zinte gjumi dhe martesa jonë ishte gati duke u shembur.

Nga bukuria e gruas sime mbeti vetëm një hije. Ajo kishte rrathë të zinj poshtë syve dhe thjesht ndali së kujdesuri për veten e saj. Mendova se kjo do të na ndajë. Isha i humbur dhe nuk kisha asnjë shpresë.

Pikërisht në këtë moment, kur unë isha gati të hiqja dorë nga gjithçka, mora fuqinë dhe vendosa të bëj gjënë e duhur, sepse unë ende kisha pranë gruan më të bukur në gjithë botën.

Ajo është idhulli i bukurisë në të gjithë botën dhe jam shumë i lumtur që jam unë ai që e kam atë dhe fle pranë saj.

Pastaj fillova t’i dhuroj asaj lule çdo ditë, puthje dhe komplimente gjatë gjithë kohës. Përpiqesha ta kënaqja në çdo gjë dhe t’i bëja surpriza çdo ditë. Unë kam jetuar dhe jetoj për të. Fola qëllimisht rreth saj në publik dhe kjo gjë funksionoi me të vërtetë!

Ajo lulëzoi dhe filloi të më dojë më shumë se kurrë. Nuk e dija që ajo mund të më donte aq shumë. Dhe pastaj më në fund e kuptova:

Një grua është reflektim i burrit te saj”.

Brad Pitt

Ne fillim letra eshte perhapur nepermjet email-eve deri ne ditet e sotme…  Ka qe ne vitin 2012 qe qarkullon dhe ne menyre te gabuar i eshte atribuuar Brad Pitt. Por ja pse kjo nuk mund te jete letra e tij.

Analiza“Gruaja ime u semur” supozohet te kete thene Brad Pitt ne kete ese te shkruar prej tij, por puna eshte se ne ate kohe Brad Pitt nuk ishte i martuar. Ai eshte divorcuar nga Jennifer Aniston ne vitin 2005 dhe me pas ishte shte ne nje marredhenie me Angelina Jolie, por nuk kane qene ne martuar ne kohen kur ky mesazh filloi te qarkullonte. Kur cifti beri publik fejesen e tyre dhe se do te martoheshin, letra kishte muaj qe kishte dale. Ata jane martuar ne gusht te vitit 2014.

Ai qe e ka shkruar kete leter mbetet nje mister. Postimi i hershem i ketij mesazhi eshte gjetur ne 21 Mars 2012 dhe qe nga ai moment i eshte dhene Brad Pitt-it, nderkohe qe as ai nuk e pranon ta kete shkruar. Per te hequr cdo dyshim mbi kete autorsi, perfaqesuesit e aktorit, Snopes.com kane konfirmuar se Pitt nuk ka te beje me shkrimin dhe shperndarjen e kesaj letre.

Edhe pse letra e quajtur “Nje dashuri sekrete” eshte shume e bukur dhe shkon shume me rastin e ciftit Hollivudian, nuk e mohojme dot qe eshte prekese dhe ka bere shume njerez te qajne.

femra-moderne.com