Lista e interpretuesve të edicionit të 56-të të Festivalit të Dhjetorit

Shpallet lista e interpretuesve të edicionit të 56-të të Festivalit të Dhjetorit

Ashtu sikundër pritej, pas përfundimit të afatit për pranimin e këngëve deri në datëm 10 nëntor, sot është bërë edhe përzgjedhja e tyre.

Në një garë me gjashtëdhjetë këngë, njëzet e dy janë ato që do të interpretohen në netët live të festivalit.

Qëllimi i organizatorëve ka qenë të gjejnë një formulë të ekulibruar midis kthimit të këngëtareve me përvojë në skenën e festivalit, por pa harruar edhe freskinë e të rinjve të talentuar dhe adrenalinës së grupeve në skene. Tre grupe të gjeneratave të ndryshme do të jenë pjesë e një gare të përbashkët për këngën më të mirë të këtij festivali, i cili e ka ngritur me kohë siparin.

Renditja e mëposhtme është bërë në bazë të rendit alfabetik dhe përjashton çdo mundësi hamendësimi për renditje sipas numrit të pikëve.

  • Artemisa Mithi
  • Boiken Lako
  • Denisa Gjezo
  • Elton Deda
  • Ergi Bregu
  • Evans Rama
  • Eugent Bushpepa
  • Genc Tukiçi
  • Grupi “Akullthyesit”
  • Grupi “Lynx”
  • Grupi “Na”
  • Inest Neziri
  • Lorela Sejdini
  • Manjola Nallbani
  • Mariza Ikonomi
  • Orgesa Zaimi
  • Redon Makashi
  • Rezarta Smaja e Luis Ejlli
  • Stefi dhe Endri Prifti
  • Tahir Gjoci
  • Voltan Prodani
  • Xhesika Polo

I urojmë suksese të gjithë pjesëmarrësve dhe shprehim keqardhjen për të gjithë ata që ju shmangën këtë vit festivalit, pasi mësuan për fitoren e paramenduar të Arilena Arës. Tashmë, le të vërshojnë lajmet për tërheqjen e Arilenës, për shkak se nuk ju garantua vendi i parë.

Për Fest 2017

Kozeta Kurti

femra-moderne.com

Start typing and press Enter to search