Lodrat prej gome janë bartëse të bakterieve

Nje zbulim i fundit ka zbuluar ate qe tashme prinderit e kishin frike: lodrat prej gome janë bartese te bakterieve te shumta.

Keto lodra mund te duken shume te bukura dhe terheqese ne raftet e dyqaneve. Mund t’i konsiderojme edhe si “te nevojshme” per te shoqeruar dushin e femijeve te vegjel, por ne fakt jane shume te demshme. Pas disa javesh, nga brendesia del nje leng i nxire, qe ne fakt eshte i mbushur me baktere.

Kërkuesit kanë prezantuar mikrobet që gjenden brenda londrave dhe thanë se lëngu që zbrazet kur shtrydhen ato, përmban bakterie potencialisht patogjene.

Imazh i ngjashëm

Shkencëtarët zviceranë dhe amerikanë kanë njoftuar se disa lodra prej gome për fëmijë, janë bartëse të bakterieve të ndryshme.

Një studim i botuar në revistën NPJ Biofilms dhe Microbiomes thotë se keto baktere (me emra të frikshëm si Bradyrhizobium, Agrobacterium, Caulobacter dhe Sphingomonas),  zakonisht shkaktojnë infeksione të syrit dhe të veshit tek njerëzit.

Nje zgjidhje eshte qe t’i nderroni shpesh. Nje tjeter zgjidhje më e lehtë është që të lani lodrën rregullisht me ujë të pastër të nxehtë dhe me pak sapun.

Gjithashtu, zgjidhni ato lodra gome per dush qe nuk kane vrimë. Mund të jene me pak argëtues, por sigurisht më te pastër.

femra-moderne.com

Start typing and press Enter to search