Lulelaker e pjekur ne furre, me leng limoni dhe majdanoz

Lulelaker e pjekur me leng limoni dhe majdanoz, nje pjate e kendshme dhe e shpejte per t’u gatuar. Shikoni me poshte se cfare vlerash permban 1 racion lulelaker. Me siguri qe do filloni te konsumoni me shume lulelaker.

Koha e pergatitjes dhe gatimit: 45 minuta

Perberisit jane per 2 – 4 persona.

Perberesit:

  • 2 luge vaj kokosi (ose vaj ulliri)
  • 1 lulelaker e madhe, e ndare ne copa te vogla
  • 1 thelpi hudher, e grire
  • lengu i gjysme limoni
  • 1/2 luge caji me kripe deti
  • Majdanoz per zbukurim (sipas deshires)

Menyra e pergatitjes:

  1. Ndizni furren ne 220 grade celcius.
  2. Ne nje tepsi vendosni nje leter pjekje dhe yndyroseni pak.
  3. Ne nje tas perzieni copat e lulelakres, hudhren dhe kripen e detit.
  4. Vendosini ne tepsi dhe futini ne furre.
  5. Piqini per 30 – 40 minuta.
  6. Kur ta nxirrni tepsine nga furra, sperkatini lulelakrat me leng limoni.
  7. Nese keni deshire hidhini siper majdanozin e grire.

Nje racion lulelaker permban: 

  • 73 % vitamine C,
  • 19 % vitamine K,
  • 14 % folate,
  • 13 % acid pantoteinik,
  • 12 % vitamin B6,
  • 11 % koline,
  • 11 % fibra,
  • 9 % yndyrna omega 3,
  • 8 % mangan,
  • 6 % fosfor,
  • 5 % biotin,
  • 5 % kalium,
  • 5 % vitamin B2,
  • 5 % proteine,
  • 4 % vitamine B1,
  • 3 % magnesium,
  • 3 % vitamin B3.

femra-moderne.com